Studimi i fundit: Gjysëm litri ujë para çdo vakti për të rënë 4.3 kg në 12 javë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:56 27-08-2015 Studimi i fundit: Gjysëm litri ujë para çdo vakti për të rënë 4.3 kg në 12 javë Foto Ilustruese

Çelësi i suksesit për të humbur në peshë është konsumimi i një gote me ujë përpara çdo vakti ngrënieje, është konkluzioni i shkencëtarëve më së fundi. 

Sipas një studimi, të rriturit obezë që konsumojnë 500 ml ujë gjysëm ore përpara se të hanë, kishin një rënie në peshë prej 4.3 kilogramë në një periudhë 12 javore.

Kërkuesit e Universitetit të Birmingaham thanë se kjo është përfituese dhe lehtësisht e përdorshme për të mbajtur edhe shëndetin në rregull. Secilit nga pjesmarrësit në këtë studim iu është dhënë një konsultë për peshën dhe ata janë këshilluar për mënyrën e re të jetës, dietën dhe aktivitetin e tyre fizik.

Rreth gjysmës së pjesmarrësve në studim iu kërkua që të imagjonin se e kishin stomakun plot përpara se të hanin ushqimin. Ata që ishin në këtë grup humbën edhe 1.3 kilogramë më shumë sesa grupet e tjera të kontrolluara. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026278018951416
array(1) { ["section"]=> string(84) "studimi-i-fundit-gjysem-litri-uje-para-cdo-vakti-per-te-rene-4-3-kg-ne-12-jave-19348" }