Studimi: Ja çfarë i bën kokaina penisit dhe spermës

Publikuar tek: bota, më 17:06 09-08-2018 Studimi: Ja çfarë i bën kokaina penisit dhe spermës

Në përgjithësi drogat stimulantë si MDMA dhe kokaina nuk janë të mirë për performancën seksuale të mashkullit, kjo për shkak se funksionojnë si vaskonstriktor, duke kufizuar ndjeshëm rrjedhjen e gjakut.

Por një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e rregullt të kokainës mund të kenë probleme serioze, duke nisur që nga ereksioni i dhimbshëm, impotenca dhe pakësimi i ndjeshëm i sasisë së spermës.

Sipas hulumtuesve kokaina e fut mashkullin në një rreth vicioz, pasi rrit dëshirën për seks, por në të njëjtën kohë shkakton disfunksion seksual.

"Kokaina mund të shkaktojë vështirësi ejakulative dhe vëllim tepër të ulët të ejakulimit", shpjegon studimi, raporton Vice. "Përdorimi kronik i kokainës mund të çojë në priapizëm, e cila është një mbledhje e dhimbshme e vazhdueshme që shpesh kërkon ndihmë mjekësore - është një gjendje serioze që mund të shkaktojë dëme të përhershme në penis".

Pra kokaina rrit dëshirën për sesk, por në të njëjtën kohë shkakton vëshirësi në erreksion. Dhe nëse ndodh ereksioni mund të jetë aq solid dhe të zgjasë shumë sa të shkaktojë dhimbje madje edhe nevojë për trajtim mjekësor. Ereksioni ndërkohë është thuajse i pamundur gjatë kësaj kohe.

Te meshkujt, kokaina shpesh shoqërohet me alkool dhe duhan, tre elementë që ndikojnë ndjeshëm në uljen e numrit të spermatozoideve, gati përgjysmimin e tyre. /Newsbomb.al

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Hapni derën, foshnja ime po vdes', fëmija rrezikon jetën në avion (VIDEO)
Ngjarja TRONDITËSE, nesër vritet burri që përdhunoi 7-vjeçaren (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.024099111557007
array(1) { ["section"]=> string(57) "studimi-ja-cfare-i-ben-kokaina-penisit-dhe-spermes-130624" }