Studimi mbi tregun e elektroshtëpiakeve në Shqipëri, ja kush sundon i pashqetësuar nga konkurrenca

Publikuar tek: ekonomi, më 15:34 27-11-2018 Studimi mbi tregun e elektroshtëpiakeve në Shqipëri, ja kush sundon i pashqetësuar nga konkurrenca

Albanian Enterprise Institute nisur nga debatet e fundit mbi teknologjinë ka kryer një hulumtim në tregun e pajisjeve elektroshtëpiake në Shqipëri për të parë se cilat janë kompanitë kryesorë në treg dhe gjithashtu edhe për të identifikuar trendet e konsumatorit shqiptar.

Në një studim të bërë nga GFK për vitin 2017, pyetjes se cili është dyqani i elektroshtëpiakeve  që ju vjen në mëndje, të intervistuarit janë përgjigjur: Neptun, Globe, Gotech dhe Aza.

Ajo që është pozitive dhe që del nga ky vëzhgim është se konsumatori shqiptar është më i ndërgjegjësuar dhe më kërkues se vitet e kaluara. Ai po i drejtohet gjithnjë e më shpesh  dyqaneve të mëdha të markave të autorizuara për të bërë një zgjedhje më cilësore, më të sigurt,dhe për të patur shërbimin e duhur.

Neptun udhëheq tregun me thuajse treçerekun e shitjeve

Nga studimi ynë del se Neptun, pjesë e grupit Balfin, është lideri absolut i këtij tregu me një eksperiencë 25 vjeçare dhe me një bashkëpunim me markat më prestigjoze ndërkombëtare. Kompania është e pranishme me dyqanet e saj në plot 20 qytete të Shqipërisë me një rrjet të gjerë dhe të mirëorganizuar dhe gjithashtu ka bashkëpunim me partnerë të ndryshëm lokal në vend në formën e franchisee, në plot 26 dyqane të tjera. Disa nga avantazhet e kësaj kompanie janë: shumëllojshmëria e markave ndërkombëtare (disa prej tyre ekskluzive), gama e gjerë që mbulon të gjitha kërkesat e tregut (nga më i liri deri në produktet premium); shërbimi, sipërfaqja e dyqaneve, vendndodhja etj. Markat më të spikatura që Neptun tregton, ndër të tjera janë: Beko, Samsung, LG, Sony, Bosch, Grundig, Philips, Electrolux Group, Rowenta, Tefal, WMF, Apple, etj.

Gotech, është kompania e dytë pas Neptun me aktivitet të nisur që në vitin 1995. Ajo e nisi si partneri zyrtar i Ariston dhe ndërkohë është partneri zyrtar i Indesit Group, Boman, Sharp, Elica, Candy etj. Kjo kompani e mbulon tregun me 17 dyqane, që nga produktet e lira, e deri tek ato më të shtrenjta.

Aza elektroniks vjen e treta. Ajo në vitin 1997 ka hapur dyqanin e parë në Vlorë dhe filloi zgjerimin e rrjetit të saj nga viti 2016, duke kapur numrin e10 dyqaneve që ka aktualisht. Kompania mbulon pjesën e tregut për produkte të lira deri në mesatare. Tregton marka të ndryshme, madje edhe pa qenë partner zyrtar.

Globe është e katërta në treg, ajo e ka filluar aktivitetin në vitin 2000 dhe përfaqësohet me 8 dyqane. Tregton marka prestigjoze (partner zyrtar) dhe mbulon pjesën e tregut mesatar deri në produkte premium.Markat Samsung, Liebcher, Bosch, Philips, Electrolux grup, Hitachi, Indesit Grup, Rowenta, Tefal, WMF et, janë pjesë  e gamës së saj.

Duke ju referuar të dhënave të QKR për vitin 2017, nga shifrat që kemi arritur të sigurojmë, midis këtyre kompanive kryesore, Neptun përben 68% të shitjeve, Globe 17% ndërsa Aza 15%.

Qasja e ofruesve të pajisjeve elektro-shtëpiake ndaj reklamimit Online

share-of-market.png

Koha e dixhitalizimit e ka shtyrë konsumatorin shqiptar të jetë më i edukuar dhe të zgjedhë më me kujdes produktet që do t’i duhen në të përditshmen e tij. Kjo kthehet në sfidë për këto kompani që janë në çdo moment në garë për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit. Investime janë bërë dhe në faqet web të këtyre kompanive dhe shihet një përmirësim i dukshëm. Neptun për shembull është duke bërë fushata të mirëfillta për të tërhequr konsumatorin në blerjet Online dhe sipas disa burimeve të brendshme të kompanisë rritjet në këtë sektor janë me shifra të trefishta. Prezenca e vazhdueshme në rrjetet sociale ndihmon dhe drejton zgjedhjen e konsumatorëve.

Gjithashtu Globe, Aza e Gotech po investojnë në paraqitjen Online jo vetëm në anën grafike por edhe atë të promovimit të produkteve, duke u ofruar konsumatorëve një panoramë më të plotë mbi produktet, të dhënat teknike të tyre dhe përfitimet nga shërbimet e ndryshme. Konsumatori shqiptar është gjithnjë e më shumë i pranishëm Online dhe si kurrë më parë i ofrohet mundësia e përfitimit nga ofertat agresive të fushatave promocionale që këto kompani po kryejnë në këtë sektor.

Pak mbi tendencat e TV dhe për zgjedhjen e klientit shqiptar

Dëshirat dhe nevojat e blerësve janë të ndryshme. Sigurisht që produktet Smart janë ato produkte që përbëjnë listën kryesore të TV-ve që pëlqehen dhe konsumohen më së shumti. Përtelevizorët ështëtrendi i ekranevetë mëdha për të pasur një eksperiencë “kinema” në ambientet e shtëpisë ai që po mbizotëron. Shihet gjithashtu se tendenca është e tillë që po kalohet nga produktet e nivelit bazik në ato mesatare dhe premium. Kërkesat dhe pritshmëritë ndaj këtyre produkteve janë më të larta. Po rritet standardi i jetesës në shtëpitë e shqiptareve dhe për këtë po ndihmon dhe teknologjia.

Por si të blejë konsumatori në mënyrë të zgjuar në tregun elektroshtëpiak, duke shmangur zhgënjimin?

Ajo që ofruesit e këtyre produkteve sugjerojnë është se:

Jo gjithçka është çmimi, pra paguani cilësinë dhe përfitimet që do t’ju japë në kohë produkti

Shihni trendet e momentit në mënyrë që zgjedhja juaj të mos jetë afatshkurtër, por afatgjatë

Bëjini sa më tepër pyetje shitësve për të marrë sa më shumë informacion

Interesohuni në faqet e markave për produktet

Sigurohuni përgarancinë dhe kushtet e garancisë së produktit

Blini nga partnerë zyrtarë dhe dyqane të organizuara pasi dhe garancia do të jetë zyrtare!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kursi i këmbimit valutor, ja euroja dhe dollari për sot
»
Article Logic
Execution time: 0.0048799514770508
array(1) { ["section"]=> string(104) "studimi-mbi-tregun-e-elektroshtepiakeve-ne-shqiperi-ja-kush-sundon-i-pashqetesuar-nga-konkurrenca-143091" }