Studimi/ Përdorimi i marihuanës ul performancën tuaj në provime

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:38 11-04-2015 Studimi/ Përdorimi i marihuanës ul performancën tuaj në provime

Nëse dëshironi të dilni mirë në provime, veçanërisht në matematikë, mos përdorni marihuanë.

Ky është zbulimi i një studimi të veçantë, përfundimet e të cilit priten të debatohen ashpër midis atyre që janë pro dhe kundër legalizimit të hashashit. Ekonomisti i Maastricht University, Oliver Marie dhe Ulf Zolitz kanë analizuar se çfarë ndodhi në Maastricht të Holandës në vitin 2011, kur autoritetet e qytetit vendosën që vetëm holandezët, gjermanët dhe belgët mund të hynin në 13 lokale të qytetit holandez ku shitej kanabis,transmeton newsbomb. Kjo masë e përkohshme u vendos për shkak të frikës së qytetarë nga vende të tjera, kryesisht nga Franca dhe Luksemburgu, vizitonin qytetin vetëm për të tymosur kanabis, çka mund të dëmtonte imazhin e tij.

Pasi studiuan më shumë se 54,000 nota të marra nga studentët e Universitetit të Maastricht, në disa programe para dhe pas kufizimeve, ekonomisët arritën në një përfundim interesant. Në studimin e publikuar në konferencën “Royal Economic Society” në Manchester të Anglisë, rezulton se studentët nga shtetet që nuk e kishin të lejuar përdorimin e kanabisit arritën rezultate më të mira në provime.

 “Zbuluam se studentët që nuk e kishin të lejuar të blinin kanabis ligjërisht, kishin 5% më shumë mundësi për kaluar kursin”, ka deklaruar Marie.

Për studentët me mesatere të dobët diferenca ishte edhe më e madhe, pasi ata që nuk konsumonin kanabis kishin 7.6% më shumë shanse për të kaluar kursin. Por të dhënat më interesante ishin në disiplinat e veçanta. “Ndikimi i kanabisit në performancën e studentëve në degë që kërkojnë aftësi numerike/matematikore ishte pesë herë më i lartë”, thuhet në studim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03193211555481
array(1) { ["section"]=> string(67) "studimi-perdorimi-i-marihuanes-ul-performancen-tuaj-ne-provime-8469" }