Studimi/ Shqipëria dhe Algjeria, Kombëtaret me numrin më të lartë të futbollistëve të lindur jashtë

Publikuar tek: sport, më 20:04 14-01-2016 Studimi/ Shqipëria dhe Algjeria, Kombëtaret me numrin më të lartë të futbollistëve të lindur jashtë

Shqipëria dhe Algjeria janë dy vendet, që në Kombëtaren e tyre të futbollit kanë numrin më të lartë në botë të futbollistëve që kanë lindur jashtë kufinjve zyrtarë. Studimi është kryer nga “CIES Football Observatory” dhe pjesë e tij janë bërë 50 kombëtare nga e gjithë bota, raporton Newsbomb.al.

Sipas këtij studimi, nga 35 futbollistë të aktivizuar për Algjerinë gjatë vitit 2015, 21 kanë lindur jashtë kufijve të këtij vendi dhe specifikisht në Francë.

Sa i përket Shqipërisë, që renditet në vendin e dytë, 30 lojtarë janë aktivizuar përgjatë një viti në ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore dhe 17 është numri i futbollistëve që kanë lindur jashtë 28 mijë metrave katrorë. Nga këta: 7 kanë lindur në Kosovë, 7 në Zvicër, 1 në Gjermani, 1 në Norvegji dhe 1 në Maqedoni, shkruan newsbomb.al.

Zvicra, Portugalia dhe Skocia plotësojnë 5 vendet e parë për numrin e lartë të futbollistëve që kanë lindur në një shtet tjetër.

Studimi ka analizuar edhe disa detaje të tjera interesante për Shqipërinë:

Mosha e ekipit: 26.4 (E 15-ta në botë për moshën më të re).

Lojtarët më të vegjël se 22 vjeç: 13.2% të minutave janë aktivizuar (Të 10-ët në botë).

Lojtari më i ri i aktivizuar: Rey Manaj (I 9-ti në botë për nga mosha e re).

Gjatësia e lojtarëve shqiptarë: 182.2

Pesha mesatare e lojtarëve shqiptarë: 76.7 kg.

Lojtarët që aktivizohen jashtë Shqipërisë: 98.2% të minutave u janë lënë në dispozicion në Kombëtare.

/Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berat Gjimshiti në Serinë A, arrin akordin me skuadrën italiane
Shakohoxha mesazh për miqtë: Aplikoni tani për bileta, mos më kërkoni në qershor »
Article Logic
Execution time: 0.021965980529785
array(1) { ["section"]=> string(103) "studimi-shqiperia-dhe-algjeria-kombetaret-me-numrin-me-te-larte-te-futbollisteve-te-lindur-jashte-30014" }