STUDIMI: Të rinjtë, femrat dhe perëndimorët po bëjnë më pak seks (SHIFRAT ALARMANTE)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:50 03-08-2016 STUDIMI: Të rinjtë, femrat dhe perëndimorët po bëjnë më pak seks (SHIFRAT ALARMANTE)

20-vjeçarët e sotëm po bëjnë më pak seks sesa brezi i mëparshëm. Sipas një studimi të ri të publikuar sot në revistën “Archives of Sexual Behavior”, rreth 15% e të rriturve mes moshës 20-24 vjeç raportuan që nuk kishin partnerë seksualë që kur kishin mbushur 18 vjeç. Vetëm 6% e brezit të mëparshëm, tha të njëjtën gjë për seksin kur ishin në atë moshë.

"Kjo është pjesë e një teme të përgjithshme të maturimit të vonshëm, që është dokumentuar mjaft mirë," tha hulumtuesja kryesore e këtij studimi, Jean Twenge. Të rriturit e brezit të ri kanë më pak gjasa të kenë një punë dhe të martohen si edhe më shumë gjasa të jetojnë me prindërit e tyre. Kështu ky trend seksual mund të ketë të bëjë me realitetin ekonomik, tha ajo. Megjithatë, faktorë të tjerë mund të shpjegojnë këto rezultate. Shumë i zënë për seks "Ka mundësi që teknologjia ka të bëjë me këtë," tha Twenge.

Nëse ju shpenzoni shumë kohë duke shkëmbyer mesazhe me miqtë tuaj dhe më pak kohë në person, ju mund të keni më pak mundësi për të "bërë seks". Ose, më thjesht, pasi "ka më shumë mënyra për t’u argëtuar me veten", seksi është më pak i rëndësishëm, duke qenë vetëm një nga shumë mundësitë në një listë të gjatë. Për studimin, Twenge dhe kolegët e saj përdorën të dhënat nga Anketa Sociale e Përgjithshme, e cila u zhvillua në mes të viteve 1989 dhe 2014. Studiuesit zhvilluan të gjitha pyetjet e drejta për qëllimet e këtij studimi, shpjegoi Ryne Sherman, bashkëautor i studimit dhe psikolog në Universitetin e Atlantikut në Florida.

Sondazhi kombëtar përfaqësues, përfshin informacione demografike për çdo të anketuar, duke i lejuar Twenge dhe Sherman të krahasojnë dallimet në aktivitetet seksuale të të gjitha gjinive, racave, niveli arsimor, rajoni dhe frekuentimi i shërbimeve fetare. Në mesin e njëqind apo më shumë pyetjeve në lidhje me tema të ndryshme, studimi i kërkon njerëzve pyetje të drejtpërdrejta në lidhje me partnerët e tyre seksuale. Ajo që ata zbuluan ishte se të rinjtë sot kanë më pak gjasa të kenë një jetë seksuale aktive në krahasim me të rriturit e lindur midis viteve 1960-1970. Ata gjithashtu zbuluan se nivelet e pasivitetit seksual janë më të larta te gratë në krahasim me burrat, tek të bardhët më shumë sesa tek zezakët, tek ata të cilët nuk kanë shkuar në kolegj më shumë se ata të cilët kanë shkuar, dhe ata që kanë jetuar në lindje më shumë se ata në perëndim. Pra gratë, të bardhët, studentët në universitet dhe perëndimorët bëjnë gjithnjë e më pak seks. Ndryshimi i qëndrimeve Twenge dhe Sherman nuk ishin të befasuar shumë nga rezultatet e tyre.

Një studim i veçantë mbi ndryshimin e qëndrimeve seksuale që ata publikuan vitin e kaluar kishte sugjeruar të njëjtën gjë. Të dhënat më të fundit të CDC mbi sjelljen seksuale të adoleshentëve, zbuluan edhe se përqindja e nxënësve të shkollave të mesme të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale ka rënë nga 54% në 1991 në 41% në vitin 2015. "Kjo përqindje ka rënë akoma më shumë kohët e fundit," komentoi Twenge. Në bazë të statistikave të fundit, Twenge ka vërejtur se ky brez duket të jetë duke pritur më gjatë për të bërë seks, ndërsa një pakicë e cila është gjithnjë e në rritje presin akoma dhe më gjatë, deri në 20-tat ose më vonë.

al3.jpg

Ata zakonisht quhen si brezi “seksit", por kjo thënie jep një përshtypje të rreme për të rinjtë e sotëm shpjegon Martin Monto, profesor sociologjie i cili nuk ka lidhje me studimin. Ky term ka çuar në një keqkuptim të asaj që ndodh në të vërtetë sot. Më pak presion Në përgjithësi, Monto dhe Twenge sugjerojnë një fitore për të rriturit e rinj të cilët nuk janë emocionalisht gati për një marrëdhënie romantike. Presioni është për të gjithë. Megjithatë, "njerëzit arrijnë kulmin e tyre seksual në të 20-tat", vuri në dukje Twenge, kështu që ata janë të gatshëm për të dhe duan një marrëdhënie romantike, por thjesht kanë më pak mundësi. Bashkohen në bisedë Shih lajmet më të fundit dhe ndani komentet tuaja me “CNN Health” në Facebook dhe Twitter. Në fund, qëndron çështja e sigurisë. "Brezi i lindur në vitet 60-70 ishte gjenerata e parë kur seksi ishte i barabartë me vdekjen," tha Twenge, duke vënë në dukje se kriza e AIDS që ka ndodhur gjatë viteve formuese të këtij brezi.

al.jpg

"Fatmirësisht, kjo krizë u qetësua disi," tha ajo, edhe pse tani "ka një koncept të ri për sigurinë emocionale." Si shembull, ajo përmendi shkaqet e paralajmërimeve, në të cilën përmbajtja (kryesisht në internet) komunikohet si potencialisht shqetësuese. "Ky brez është shumë më i shqetësuar për sigurinë si fizike ashtu edhe emocionale," tha Twenge. Kjo është diçka e mirë apo jo? Të rinjtë janë të ndërgjegjshëm dhe shqetësohem për sigurinë e tyre./ NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13286399841309
array(1) { ["section"]=> string(86) "studimi-te-rinjte-femrat-dhe-perendimoret-po-bejne-me-pak-seks-shifrat-alarmante-48625" }