Studiuesi Ardian Vehbiu: Letërsia shqipe nuk mbijeton dot e vetme, shteti duhet të ndërhyjë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:25 08-10-2018 Studiuesi Ardian Vehbiu: Letërsia shqipe nuk mbijeton dot e vetme, shteti duhet të ndërhyjë

Studiuesi dhe shkrimtari Ardian Vehbiu, në një takim me komunitetin shqiptar në Toronto ka shprehur rezerva për kritikën që i bëhet librave të rinj në Shqipëri. “Në shumicën e rasteve, tha Vehbiu, ato sponsorizohen nga vetë autorët, kur janë shqiptarë, ose nga shtëpitë botuese që I publikojnë librat”.

Për studiuesin Vehbiu, në këtë moment, letërsia shqipe nuk është duke u përshtatur me teknologjinë.

“Njerëzit po i drejtohen formave të shkurtra. Dhe nuk arrijnë të artikulohen gjatë. Njerëzit nuk lexojnë dot një roman, interneti i ka ç’mësuar. Letërsia po e vuan këtë ndryshim social e teknologjik.

Por njerëzit nuk kanë edhe kohë të shkruajnë, se duan të hanë. Publiku shqip është kaq i vogël sa një shkrimtar nuk mund të jetojë me prokuduktin e vet. Duhet të gjenden forma të ndryshme. Duhet të gjenden bashkëpunime me filmin e televizionet. Por edhe shteti duhet të ndihmojë, ndërkohë që shteti ka larë duart nga ky proces. Nuk mund të thotë se është ekonomi tregu e gjithsecili duhet ta gjejë zgjidhje. Për kultura të vogla si shqipja, po të mos ndërhyjë shteti nuk bëhet gjë” tha Vehbiu duke shtuar se ai vetë duhet të kryejë punë tjetër për të jetuar.

“Pa bërë atë punë, librat mua më japin një kënaqësi shpirtërore, por nuk mund të mbijetojë. Në Shqipëri, njerëzve u mungon edhe qetësia” tha Vehbiu.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EVENT I MADH KULTUROR/ Helena Kadare nderohet në Kosovë
»
Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369
array(1) { ["section"]=> string(96) "studiuesi-ardian-vehbiu-letersia-shqipe-nuk-mbijeton-dot-e-vetme-shteti-duhet-te-nderhyje-137065" }