Studiuesi i Historisë përplaset me ish-zv.ministrin e Mbrojtjes: Ky reagim është për të vënë duart në kokë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:04 16-09-2017 Studiuesi i Historisë përplaset me ish-zv.ministrin e Mbrojtjes: Ky reagim është për të vënë duart në kokë

Studiuesi i historisë, njëherazi pedagogu Erald Kapri përplaset me ish-zv.ministrin e Mbrojtjes Dritan Hila për heroin Prek Cali.

Hila thotë se historia duhet shkruar tamam pasi ky “antikomunisti” siç e quan ai heroin Cali, sipas ish-zëvendësministrit, kishte vrarë ca komunistë të cilët deri në atë moment, nuk i kishin bërë keq.

Por për studiuesin Erald Kapri, ky reagim është për të vënë “duart në kokë".

PËRPLASJA:

DRITAN HILA: Ne 15 Janar te vitit 1945 Batalioni i Pare i Brigades se I-re Sulmuese po shkonte te vendoste autoritetin dhe kontrollin e Qeverise se Tiranes ne zonen e Vermoshit. Ne uren e Tamares Preng Cali dhe ndjekesit e tij iu zene prite duke vrare 36 partizane te ketij batalioni bashke me komandantin e tij Heroin e Popullit Fejzi Micoli. Ishte humbja me e madhe ne nje beteje te vetme e ketij formacioni partizan ne gjithe historikun e saj. Pas kesaj, Brigada e I-re beri krahemarrjen duke rrethuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin i cili u pushkatua.
Keshtu pra, qe ta shkruajme historine tamam, perpara se komunistet te vrisnin nje antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrare ca komuniste te cilet deri ne ate moment nuk i kishin bere keq.

ERALD KAPRI: Ky reagim i Dritan Hilës është për të vënë duart në kokë. Hila ka qënë edhe zv/ministër i Mbrotjes, një vendi anëtar të NATO-s, organizatë ushtarake dhe politike për ti rezistuar komunizmit. Sipas kësaj llogjike, sot Hungaria nuk duhet të nderojë heronjtë e saj të revolucionit antikomunist të 1956. 
Prek Cali ishte një patriot i rrallë dhe kundërshoi me armë diktaturën komuniste në vend. 

Sa për informacion më tepër historik, Hila bën sikur nuk e di, por luftën nuk e nisi Prek Cali. Brigada e I-rë, tipike terroriste nën drejtimin e Mehmet Shehut, nisi me dhunë e gjak nënshtrimin e çdo kundërshtari imagjinar politik në veri. Britanikët raportojnë se datën 15 dhjetor 1944, në rrugët e Shkodrës kishte 15 kufoma të hedhura rrugës nga partizanët e kësaj brigade. 
Qendresa e Prek Calit ndaj diktaturës i jep atij lavdi, që kurrsesi të parët e Hilës nuk do e kenë kurrë. 

stud.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016534090042114
array(1) { ["section"]=> string(111) "studiuesi-i-historise-perplaset-me-ish-zv-ministrin-e-mbrojtjes-ky-reagim-eshte-per-te-vene-duart-ne-koke-92577" }