Studiuesi Stamati sjell një fakt që të gjithë duhet ta dinë për flamurin e Ismail Qemalit

Publikuar tek: kulture-art, më 13:50 28-11-2016 Studiuesi Stamati sjell një fakt që të gjithë duhet ta dinë për flamurin e Ismail Qemalit

“Shqipëria nuk e ka flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nentor 1912. Dhe asnjë flamur nga ajo datë”. Kështu thotë studiuesi i njohur Frederik Stamati ndërsa argumenton se ai flamur që pretendohet të jetë ngritur në Elbasan bëhet i dyshimtë falë një shkrimi të bërë në të me anë të qendisjes.

“Flamuri në foto është flamuri përkujtimor më afër asaj date. Kërkimet e vazhduara na cojnë në mendimin se është flamuri i përdorur në Tirane, gjatë kremtimeve të një vjetorit të festimit të Pavarësise. Ky flamur, sipas asaj që më ka treguar i ndjeri Abaz Dojaka, dikur ka qenë në teqen e Dedejve në Tiranë. Të gjitha kërkimet e mëvoneshme për të gjetur të dhëna më të hollësishme, nuk dhanë asnjë rezultat.

Në vitin 1981 e sollën në laborator për ta restauruar dhe vendosur në Muzeun Historik Kombëtar. Ishte në ekstrem i dëmtuar, fije-fije. Kjo kishte ardhur ngaqë flamuri i mëndafshtë ishte vendosur në një kornize me xham dhe i ekspozuar në një vend ku e kapte dielli. Punova intensivisht me punonjësen e laboratorit Raimonda Nushi për ta restauruar. Vazhdon të ruhet shumë mirë i ekspozuar në muze”, thotë Stamati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historiani Arben Llalla zbulon një fakt interesant për shqiptarët përmes këtyre dy fotove të hershme
Shuhet në heshtje një tjetër aktore e kinematografisë shqiptare, Zana që flet me Dedën nuk është më »
Article Logic
Execution time: 0.025371074676514
array(1) { ["section"]=> string(95) "studiuesi-stamati-sjell-nje-fakt-qe-te-gjithe-duhet-ta-dine-per-flamurin-e-ismail-qemalit-60923" }