Studiuesit gjejnë arsyen e plakjes së njeriut. Ja çfarë e parandalon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:35 04-05-2015 Studiuesit gjejnë arsyen e plakjes së njeriut. Ja çfarë e parandalon

Studiuesit kanë zbuluar se mënyra se si është paketuar ADN-ja brenda qelizave mund të jetë çelësi për të ngadalësuar plakjen e njeriut dhe madje mund të luajë një rol në sëmundje të tilla si kanceri, diabeti dhe Alzheimer. Shkencëtarët e kanë zbuluar këtë teksa studionin një çrregullim të rrallë të njohur si sindroma Werner. Ata thanë se defekti gjenetik që gjendet tek ADN-ja i shkakton njerëzve plakje të parakohshme. Defekti shkakton ç’organizimin e ADN-së në qelizat e rralla.

Studiuesit e “Salk Institute” për Studimet Biologjike në Kaliforni po zhvillojnë kërkime për të parë nëse mund të ngadalësojnë procesin e plakjes apo nëse mosha ka ndikim në shëndetin e njeriut.

Në kuadër të hulumtimit të tyre studiuesit kanë rekomanduar që të konsumoni hudhër pasi ajo mbron trurin nga plakja dhe fizikun nga sëmundjet e ndryshme. Ajo gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet neurologjike të lidhura me moshën si Alzheimer dhe Parkinson. Hudhra përmban karbohidrate që janë përgjegjëse për mbrojtjen e trurit. Ekipi shprehet se stresi mjedisor si: pirja e duhanit, ndotja, dëmtimi traumatik i trurit apo konsumimi i alkoolit janë disa nga shkaqet që çojnë drejt plakjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021375894546509
array(1) { ["section"]=> string(73) "studiuesit-gjejne-arsyen-e-plakjes-se-njeriut-ja-cfare-e-parandalon-10350" }