Studiuesit tregojnë mënyrën për të jetuar më gjatë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:02 30-09-2016 Studiuesit tregojnë mënyrën për të jetuar më gjatë

Jemi vet përgjegjës për jetesën, dhe po ne vulosim të ardhmen tonë. Shëndetin mund ta përmirësojmë duke ngrënë shëndetshëm. Miliona jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse njerëzit zgjedhin dietën mesdhetare.

Këshilli i Hulumtimeve Mjekësore (MRC) në bashkëpunim me Universitetin e Kembrixhit monitoruan gati 24 mijë britanikë për 17 vite për të parë se si dieta e tyre ndikonte në shëndetin e zemrës.

Ata zbuluan se njerëzit që ndjekin një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, fruta të thata, peshk dhe vaj ullirit ulin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare me 16%.

Hulumtuesit shkencorë kanë llogaritur se 12.5% e vdekjeve nga sëmundje kardiovaskulare, si sulmet në zemër ose goditjet në tru, mund të parandalohen nëse çdo njeri do të ndiqte dietën mesdhetare.

Ndodhin rreth 160 mijë vdekje nga problemet në zemër çdo vit, kështu mund të shmangen 20 mijë vdekje vetëm duke konsumuar ushqime të shëndetshme.

Njerëzit që kanë pësuar atak në zemër ose goditje në tru duhet të ndjekin këto lloje djetash.

Nita Forouhi, autore e studimit nga Njësia Epidemiologjike MRC tek Universiteti i Kembrixhit, konfirmoi se ndjekja e dietës meshetare ka përfitime të shumta shëndetësore.

“Adoptimi i dietës mesdhetare duket si një komponent premtues e një strategjie të gjerë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, si mos pirja e duhanit, mbajtja nën kontroll e peshës, kolesterolit dhe tensionit në gjak”, tha Forouhi për The Telegraph.

Pra, ne jemi përgjegjës për shëndetin tonë, prandaj konsumoni sa më shumë perime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.52657389640808
array(1) { ["section"]=> string(56) "studiuesit-tregojne-menyren-per-te-jetuar-me-gjate-54647" }