Stuhia e borës frikëson SHBA, 5 shtete në gjendje emergjente

Publikuar tek: bota, më 10:55 27-01-2015 Stuhia e borës frikëson SHBA, 5 shtete në gjendje emergjente

1/5 e popullsisë amerikane është udhëzuar të mos dalë nga shtëpia, 8 mijë fluturime në very janë anuluar dhe kanë nisur ndalimet e qarkullimit në shumë autostrada e rrugë urbane në SHBA.

Ka filluar tashmë në New York, Boston dhe në pjesën tjetër verilindore të SHBA ajo që po quhet ‘stuhi e dëborës historike’ që parashihet të sjell reshje bore mbi gjysmë metri.

Zona që parashikohet të mbulohet me qilimin e bardhë dimëror përfshin një sipërfaqe prej 400 kilometrash dhe këtij ‘invazioni’ të nënës natyrë do t’i nënshtrohen dhjetëra milionë banorë. Shtete si New York, dhe New Jersey kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë mbyllur shumë shkolla edhe në shtetet përreth si Connectictut, Pennsylvania.

Si rezultat i kësaj gjendjeje janë pezulluar shumë fluturime brenda vendit dhe ndërkombëtare nga tre aeroportet në New York.

Zyrtarët publik të qytetit dhe shtetit të New York kanë bërë thirrje që të mos udhëtohet dhe se i gjithë transporti publik do të ndalet. Disa shtete kanë urdhëruar ndalesë daljeje pas mesnate dhe ata që dalin me makina mund edhe mund të arrestohen.

Në qytetin e New York-ut prefekti Bill de Blasio ka urdhëruar ndalimin e të gjitha automjeteve joemergjente në qytet pas orës 11 të mbrëmjes. Dy ndeshje të ekipeve në NBA të New York-ut, Brooklyn Nets dhe New York Nicks janë shtyrë për në mars dhe prill. Shumë qytetarë kanë mësyrë dyqanet që të kenë rezerva disa ditëshe ushqimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12556505203247
array(1) { ["section"]=> string(64) "stuhia-e-bores-frikeson-shba-5-shtete-ne-gjendje-emergjente-1590" }