Subashi: “Bankers” ka investuar në zonë për kurse vallëzimi, shpërthimet i quanit tërmete

Publikuar tek: politike, më 16:36 09-04-2015 Subashi: “Bankers” ka investuar në zonë për kurse vallëzimi, shpërthimet i quanit tërmete

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Subashi, gjatë fjalës së tij në Parlament denoncoi atë që ai e quajti shfrytëzim barbar të naftës nga kompania “Bankers”. Sipas Subashit Bankers kryente rreth 40 shpërthime në ditë.

Subashi akuzoi Partinë Demokratike se në kohën kur ishte në qeverisje, ka ndërhyrë edhe te instituti sizmioligjik duke bërë deformimet e të dhënave dhe duke i paraqitur shpërthimet e kryera nga “Bankers” si tërmete, me qëllim që të gënjente banorët.

Sipas Subashit “Bankers” ka investuar në zonën ku operon me kurse vallëzimi për banorët. Ai tha se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, “Bankers” injektonte rreth 17-18% hollues për naftën bruto që ndihmon në pompimin e naftës, por zgjedhjeve të 23 qershorit kjo vlerë ra në 7%.

Subashi tha se kompania do ti dëmshpërblejë 100% të gjithë banorët edhe për dëmet e shkaktuara ndër vite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale, PD zyrtarizon Ardian Turkun për Elbasanin dhe Xhelal Mziun për Kamzën
Braçe: 21 janari po nis të shplekset »
Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875
array(1) { ["section"]=> string(90) "subashi-bankers-ka-investuar-ne-zone-per-kurse-vallezimi-shperthimet-i-quanit-termete-8282" }