Subashi: T’i hapet rrugë hetimit. Jemi pro arrestimit të deputetit Mark Frroku

Publikuar tek: politike, më 10:07 02-04-2015 Subashi: T’i hapet rrugë hetimit. Jemi pro arrestimit të deputetit Mark Frroku Armando Subashi

Deputeti i PS Armando Subashi ka shprehur qëndrimin e Këshillit e veçanërisht atë të maxhorancës për arrestimin e deputetit Frroku. Subashi tha se Këshilli e maxhoranca janë dakort që t’i hapet rrugë hetimit e të autorizohet Prokuroria për arrestimin e deputetit me shpresën dhe besimin se hetimet do të zbardhin të vërtetën.

“Shqyrtimi i kërkesës në këshill u bë mbi bazën e rregullores, në praninë e përfaqësuesve të prokurorisë, deputetit Frroku, mbrojtësve të tij, e pasi dëgjuam pretendimet këshilli bëri diskutimin e vet mbi këtë kërkesë. Nuk po ndalem në rrethanat si ka ndodhur ngjarja që kërkohet arrrestimi i deputetit po pasi dëgjuam palët të gjithë deputetët u shprehën në parim dakort për t’i dhënë udhë kërkesës së Prokurorisë. Kishte pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës po me thelbin deputetët ishin dakort.

Në dy rastet e fundit në Këshill ka disa gjëra të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores që ka mbetur ajo e vjetra, po për këtë mund të gjejmë rrugën e duhur për të bërë ndryshimet. Pavarësisht kësaj në këtë debat u theksua që Këshilli nuk mund të marrë atributet e gjykatës e të shqyrtojë provat. Vendimi i Këshillit ka karakter të theksuar politik, në kuptimin që Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëhet pengesë e kërkesave që vijnë nga gjykata. I hapëm rrugën prokurorisë me besimin e shpresën se do bëjë punën e vet dhe e vërteta do dalë në dritë.

E rëndësishme është ajo që mendon këshilli për legjislacionin. Përfundimisht, në emër të Këshillit e sidomos në emër të deputetëve të maxhorancës jemi dakort që Parlamenti t’i japë autorizimin prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit", u shpreh nga foltorja e Parlamentit deputeti Subashi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: “Mark Frroku” i vërtetë është Edi Rama
Ristani-deputetëve: Po zhvillohet një seancë alla-Kadri Hazbiu »
Article Logic
Execution time: 0.029995203018188
array(1) { ["section"]=> string(81) "subashi-t-i-hapet-rruge-hetimit-jemi-pro-arrestimit-te-deputetit-mark-frroku-7608" }