Suksesi i Era Istrefit “verbon” mediet shqiptare, ja e vërteta e videos së Rihanna-s duke kërcyer “BonBon”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:02 20-09-2016

Është e vërtetë që Era Istrefi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj “BonBon”, por kjo arritje e këngëtares duket se ka “verbuar” edhe disa nga mediat kryesore në vend.

Prej disa muaj në rrjetet sociale po shpërndahen disa video të këngëtares me famë ndërkombëtare, Rihanna-s, të cilave u vendoset kënga “BonBon” dhe më pas në portalet shqiptare shohim lajme me titull: “Rihanna kërcen me këngën e Era Istrefit”.

Video e fundit është shpërndarë sot dhe mënjëherë është bërë lajm në disa website.

“Edhe Riri nën ritmet e "Bonbon" apo “Era Istrefi bën edhe Rihanna-n të kërcejë nën ritmet e “BonBon”, janë dy nga titujt e lajmeve të publikuara sot nga mediat.

E vërteta e kësaj video zbulohet shumë lehtë, mjafton të shikoni profilin e këngëtarit dhe DJ-it skocez, Calvin Harris, që e ka publikuar atë 5 muaj më parë në versionin original, ku Rihanna këndon “This is what you came for” dhe jo “BonBon”.

“This is what you came for” është prodhim i Clavin Harris në bashkëpunim me Rihanna-n dhe ka qenë padyshim një prej hiteve të verës që shkoi.

 

Screenshot_6.jpg

Screenshot_5.jpg

*Lajmi i publikuar sot

Screenshot_3.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_4.jpg

*Lajm i ngjashëm i publikuar në maj të 2016-ës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama dhe Majlinda Bregu të dashuruar marrëzisht pas Milan Kunderës
Kozeta Kurtit i ngec “kliku” te newsbomb, kërkon publikisht që statusi i saj të botohet me këtë titull »
Article Logic
Execution time: 0.018125057220459
array(1) { ["section"]=> string(107) "suksesi-i-era-istrefit-verbon-mediet-shqiptare-ja-e-verteta-e-videos-se-rihanna-s-duke-kercyer-bonbon-53533" }