“Suksesi spektakolar i policisë, priten 19 rrënjë kanabis në Berat”, thënë nga Berisha

Publikuar tek: politike, më 13:08 15-07-2015 “Suksesi spektakolar i policisë, priten 19 rrënjë kanabis në Berat”, thënë nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka gjetur rastin të ironizojë aksionet e policisë kundër kanabisit të cilat shpesh herë përfundojnë me zbulimin dhe asgjesimin e rrënjëve të hashashit.

“Sukses spektakolar në luftën kundër kanabisit! Policia njofton se priten 19 rrënjë në Berat”, thotë Berisha ndërsa vazhdon ironinë e tij me rrënjët e numërueshme të kanabisit duke sjellë në vëmëndje njëkohësisht se në gjithë qarkun e Beratit pyjet janë mbushur me qindra parcela “që mbrohen nga shteti i kanabisit”..

“Të dashur miq, sot Policia e Shtetit njofton për suksesin e madh në luftën kundër kanabisit. Në qarkun e Beratit njoftohet se u asgjësuan 19 rrenjë kanabis!! Mirëpo burime të shumta bëjnë me dije se në këtë qark nga Policani, në Përmet, Ersekëe, Korçë dhe Gramsh pyjet janë mbushur me qindra e qindra parcela që mbrohen nga shteti i kanabisit, që rreh gjoksin me shkuljen e 19 rrënjëve!! Sb’, përmbyll reagimin e tij ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët e PS-së braktisin Komisionin e Çështjeve Sociale, Vokshi: Skenar i paramenduar
Idrizi i zhgënjyer nga Kotzias: Ka zgjedhur historinë e Napoleon Zervës. Do kërkoni falje për 5100 të vrarë? »
Article Logic
Execution time: 0.025438070297241
array(1) { ["section"]=> string(88) "suksesi-spektakolar-i-policise-priten-19-rrenje-kanabis-ne-berat-thene-nga-berisha-16248" }