Sulejman Gjana: Zogu kishte informacione sekrete për Enver Hoxhën (PËRPLASJA)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:44 26-10-2017 Sulejman Gjana: Zogu kishte informacione sekrete për Enver Hoxhën (PËRPLASJA)

Një debat I hapur publik mbi romanin “Sarah” të Alfred Pezës, botim I Mapo Edition, organizuar tek instalacioni Reja, është shoqëruar me replika të nxehta mes Kryetarit të Lëvizjes së Legalitetit Sulejman Gjana dhe Alfred Pezës.

I pyetur nga Alda Bardhyli mbi përpjekjet historike që ka pasur për ta atanemuar figurën e mbretit Zog, dhe platformën e legalistëve për të risjellë imazhin e munguar të mbretit, Gjana tha se përpjekje të tilla I ka gjetur dhe në romanin e Pezës. Sipas tij, romani ushqen mite që e dëmtojnë figurën e mbretit Zog. “Vetë historia mbi të cilën është ndërtuar ky roman, ajo e dashurisë mes Sara Blloshmit dhe Zogut, është e stisur. Gjithnjë ka pasur përpjekje për ta treguar mbretin si një lloj aventurieri, por lidhja mes tij dhe Sara Blloshmit nuk qëndron”, tha Gjana.

Lidhur me pretendimin e Pezës se Zogu kërkonte të fejonte të motrën Maxhide me ish diktatorin Hoxha, Gjana tha se kjo është një sajesë, pasi familja mbretërore ishte tepër e kujdesshme në zgjedhjen e miqësisë, dhe nuk mund të bënte miqësi me një familje jo të denjë siç ishte ajo e Enver Hoxhës. Sipas tij, Zogu duhet të kishte informacion që Enver Hoxha ishte një dandy, një njeri imoral jo në rangun e familjes mbretërore. Në atë kohë Enver Hoxha sapo kishte ardhur nga studimet nga Franca, ambicioz për të rritur pozitat e tij në vend, dhe një fejesë e tillë do ta afronte atë më afër pushtetit.  Një tjetër mit, sipas Gjanës është dhe ai i Matit, si një krahinë që dominoi jetën e asaj periudhe , apo miti i mbretit si një njeri që ka bërë krime duke eliminuar kundërshtarët e vetë, politikë apo personal. “Ka përpjekje në libër për ta mohuar rolin e mbretit në emancipimin e shoqërisë dhe çuarjes së vendit drejt perëndimit, duke ia vënë këtë kontribut Faik Konicës apo Sara Blloshmit”, tha Gjana.

Nga ana tjetër Gjana tha se e ka lexuar veprën me një frymë, dhe se romani përshkruan shumë bukur atmosferën dhe frymën e kohës gjatë qeverisjes dhe mbretërimit të Shqipërisë nga Ahmet Zogu. Ai vlerësoi veçanërisht stilin e tij, peizazhe që në libër i kishin kujtuar Dan Brawn, skenat erotike apo narracionin me autorë të tjerë të spikatur të letërsisë botërore, por duke qenë gjithmonë vetvetja. Peza u përgjigj se tek qasja e zotit Gjana, dallohen qartë dy linja të ndara mendimi. Nga njëra anë intelektuali me qasje moderne dhe nga ana tjetër linja e indoktrimit politik, sipas klisheve të vjetra. Autori i Romanit Sarah sqaroi se libri i tij, më shumë sesa për individin Ahmet Zogu është një vepër e angazhuar për të ndriçuar si kurrë më parë, gjenezën e përpjekjeve një shekullore të shqiptarëve, pas rënies së Perandorisë Osmane, për tu orientuar drejt qytetërimit perendimor dhe për të qenë në sjellje, në veshje, emancipimin, në mënyrë jetese e qeverisje, me kulturë e qasje Europiane, siç janë të tillë edhe gjeografikisht. Përsa i përket asaj që Gjana e konsideroi si miti i raportit mes Enver Hoxhës dhe familjes Mbretërore, Peza tha se ky moment në libër, është thjeshtë një qasje letrare.

Përsa më përket mua si shkrimtar, tha ai, fantazia ime mund të ketë shkuar deri atje sa ta bëja Enver Hoxhën të dashurin e Ahmet Zogut ose anasjelltas, por zgjodha ta shmangia këtë, sepse nuk shkonte me linjën e mendimit letrar që përshkon gjithë veprën. Enver Hoxha në vepër, është hallka lidhëse mes romanit të parë “Sarah” dhe vijimit të projektit tim letrar, për të shkruar një triologji, ku vepra e dytë, do ti kushtohet periudhës komuniste,- tha Peza.

gjan1.jpggjan2.jpg

gjan3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike, vdes një minator në Bulqizë
UNESCO ngre alarmin: 264 milion fëmijë në pamundësi për t’u shkolluar »
Article Logic
Execution time: 0.071476936340332
array(1) { ["section"]=> string(80) "sulejman-gjana-zogu-kishte-informacione-sekrete-per-enver-hoxhen-perplasja-97270" }