Sulm me bombë në Libi, 50 të vdekur dhe 127 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 22:19 07-01-2016 Sulm me bombë në Libi, 50 të vdekur dhe 127 të plagosur

Nga sulmi me bombë ndaj një qendre për trajnimin e policisë në qytetin veriperëndimor Zlitan të Libisë, kanë humbur jetën së paku 50 persona, ndërsa 127 të tjerë janë plagosur, transmeton AA.

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Libisë, LANA, në sulmin me bombë të ndërmarrë ndaj një qendre për trajnimin e policisë në qytetin Zlitan që gjendet në lindje të Tripolit kanë humbur jetën së paku 50 persona, ndërsa janë plagosur 127 të tjerë. Ndërkohë theksohet se ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër askush, ndërsa pohohet se sulmi është kryer me një automjet me bombë.

Qyteti Zlitan i cili gjendet në veriperëndim të qytetit, 135 kilometra larg kryeqytetit Tripoli, është nën dominimin e Kongresit të Përgjithshëm Kombëtar me seli në Tripoli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026780843734741
array(1) { ["section"]=> string(60) "sulm-me-bombe-ne-libi-50-te-vdekur-dhe-127-te-plagosur-29410" }