Sulm në një marsh zgjedhor, disa të vdekur në Afganistan

Publikuar tek: bota, më 06:02 10-10-2018 Sulm në një marsh zgjedhor, disa të vdekur në Afganistan

Një sulm i dyshuar vetëvrasës në një marsh zgjedhor në jug të Afganistanit ka lënë të vdekur të paktën tetë persona, kanë thënë zyrtarët, teksa militantët po rrisin sulmet në këtë shtet pak para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme këtë muaj.

 

Zëdhënësi i provincës Helmand, Umar Shakti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 11 persona po ashtu janë plagosur në këtë sulm, i cili ka ndodhur në kryeqytetin e kësaj province, Lashkar Gah.

Bomba ka shpërthyer para zyrës së kandidatit presidencial, Saleh Mohammad Khan Achakzai.

Sipas zyrtarëve edhe Achkzai është plagosur në këtë sulm, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ka ndodhur pasi militantët talibanë dhe ata të grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë shtuar sulmet në Afganistan, para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 20 tetor.

Në provicën lindore Nangarhar, të paktën 18 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës javën e kaluar.

Grupi militant, Shteti Islamik ka pretenduar se është përgjegjës.

Talibanët në anën tjetër kanë premtuar më 8 tetor se do të bëjnë gjithçka që munden për të bllokuar zgjedhjet, të cilat i kanë cilësuar “komplot amerikan për të arsyetuar pushtimin e huaj”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapi burrin mat në autobus, gratë rrihen keq (VIDEO)
Përdhunoi dhe vrau gazetaren, arrestohet i dyshuari i dytë »
Article Logic
Execution time: 0.018884897232056
array(1) { ["section"]=> string(62) "sulm-ne-nje-marsh-zgjedhor-disa-te-vdekur-ne-afganistan-137246" }