Sulm terrorist në Ankara, 28 të vdekur, 61 të plagosur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 18:58 17-02-2016

Një sulm terrorist ka goditr sot kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë.

Një mjet i ushtrisë ka shpërthyer në afërsi të Parlamentit turk dhe konviteve te ushtrisë duke lënë pa jetë 28 persona e duke plagosur 61 të tjerë. Pasi kanë dëgjuar shpërthimin, me mijëra njerëz janë larguar nga stacionet e metrosë.

Agjensia e lajmeve Cihan raporton se flakët në zonën ushtarake janë përhur me shpejtësi. 

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Numan Kurtulmuş, në një deklaratë për shtyp tha se sot rreth orës 18:31 është organizuar një sulm terrorist ndërkohë që një autobus i cili transportonte efektivë të ushtrisë turke kishte ndaluar në një kryqëzim. 

Duke nënvizuar se në mesin e personave të cilët kanë humbur jetën ka civilë dhe ushtarakë Kurtulmuş u shpreh: ''Të gjitha të dhënat dhe informacionet po përpunohen me një profesionalizëm të plotë. Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion të saktë për grupin që ka kryer sulmin. Një deklaratë e tillë deri më tani nuk është bërë. Sa më shpejt të jetë e mundur do të nxjerrim në dritë se kush e ka organizuar këtë sulm terrorit''.

Lexo: Sulmi terrorist në Anakra, Ministria e Mbrojtjes: Asnjë shqiptar i lënduar. Bushati dënon ngjarjen

bot.jpg

anlk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031343936920166
array(1) { ["section"]=> string(64) "sulm-terrorist-ne-ankara-28-te-vdekur-61-te-plagosur-video-32844" }