Sulme të fuqishme ajrore në Siri, 25 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 08:07 04-01-2017 Sulme të fuqishme ajrore në Siri, 25 të vdekur

Të paktën 25 xhihadistë kanë mbetur të vdëkur dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në Siri.

Sipas observatorit ende nuk është përcaktuar nëse bombardimet në provincën e Idlibit, janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo nga Rusia.

Abu Anas al-Shami, udhëheqës i Jabhat Fateh al-Shamit, ka thënë nëpërmjet një komunikate se sulmet janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja. Në mesin e të vrarëve janë udhëheqës të Jabhat Fateh al-Shamit, të cilët po mbanin një mbledhje atje, ka bërë të ditur Observatori, pa i identifikuar ata. Shumë xhihadistë të tjerë janë plagosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021888971328735
array(1) { ["section"]=> string(51) "sulme-te-fuqishme-ajrore-ne-siri-25-te-vdekur-64541" }