Sulmet e djeshme, xhihadistët kanë marrë peng qindra gra e fëmijë

Publikuar tek: bota, më 11:01 24-02-2015 Sulmet e djeshme, xhihadistët kanë marrë peng qindra gra e fëmijë Xhihadistet e Isis ne zonat e pushtuara

Janë me qindra gra dhe fëmijë, por numri nuk është i konfirmuar që kanë rënë peng e Isis pas sulmit në dy fshatra në Siri. Lajmin e bën të ditur neësëeek. Xhihadistët kanë djegur një kishë katolike. Isis kërkon lirimin e anëtarëve të vet në këmbim të lirimit të pengjeve. 

Sic referon agjencia e shtypit siriane Sana, xhihadistët kanë sulmuar disa fshatra në Siri duke përfshirë Tal Hermez, Tal Shamiram, Tal Riman, Tal Nasra, Al-Agibash, Toma Yalda dhe Al Haooz në lindje të vendit, duke vrarë dhjetëra persona. Sulmet janë bërë Brenda kamioneve të mëdhenj dhe militarët kanë djegur kishën një ndër më të vjetrat në Siri, në Tal Hermez. Agjencia Sana që citon burime lokale referon se objektivi i Isis është hapja e një kalimi duke lënë një tokë të djegur në këto fshatra, për të arritur në kufirin me Turqinë dhe për të lehtësuar kalimin e armëve dhe mercenarëve. Gjatë sulmeve, forcat e koalicionit u larguan nga zona që po mbushej me xhihadistë, pa ndërhyrë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023029088973999
array(1) { ["section"]=> string(69) "sulmet-e-djeshme-xhihadistet-kane-marre-peng-qindra-gra-e-femije-4266" }