Sulmet në Paris, kriza e rendit botëror dhe artikulli që përputhet me pikëpamjet e Bushatit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:42 24-11-2015 Sulmet në Paris, kriza e rendit botëror dhe artikulli që përputhet me pikëpamjet e Bushatit

“Kriza e rendit botëror”, është një artikull i Bob Kagan, studiues dhe autor i disa librave, publikuar në prestigjozen “Wall Street Journal” që duket se ka marrë pëlqimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ministri shqiptar Ditmir Bushati, artikullin ku flitet për krizën që po kalon Europa për shkak të konfliktit shumëpalësh në Lindjen e Mesme dhe veprimet e Amerikës, të cilës do t’i duhet të marrë përsëri përsipër rolin e një vendi lider botëror për t’i dhënë zgjidhje krizës, e ka shpërndarë në Twitter me komentin “një shkrim interesant”. Në artikullin e gjatë, veç të tjerash thuhet se “Obama është një nga presidentët amerikan që ka fituar simpatinë e europianëve, por në të njëjtën kohë, Obama mund të jetë i pari president që prej Luftës së Dytë Botërore, që nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh në Europën e dobësuar”.

Autori Bob Kagan gjithashtu parashikon se Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i duhet, shumë shpejt, të angazhojë mbi 10 mijë trupa ushtarake për ta luftuar ISIS nëpërmjet tokës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023539066314697
array(1) { ["section"]=> string(96) "sulmet-ne-paris-kriza-e-rendit-boteror-dhe-artikulli-qe-perputhet-me-pikepamjet-e-bushatit-26203" }