Sulmi brenda në “Bataclan”, njerëzit nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte (Video)

Publikuar tek: bota, më 14:36 15-11-2015

Kujdes, pamje shqetësuese

Nuk kanë të ndalur video që publikohen në rrjete të ndryshme sociale dhe mediat franceze, ku tregohen momentet gjatë sulmeve terroriste apo pas tyre.

Kjo video është xhiruar pak sekonda përpara se brenda sallës së “Bataclan” të niste terrori dhe më pas aty dëgjohen krismat e armës që tashmë kishte filluar të zbrazej mbi njerëzit. Fillimit, të prinishmit në sallë nuk e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, por në video shihet qartësisht reagimi i kitaristit që po performonte në ato momente.

Personi në skenë ndërpret menjëherë muzikën duke larguar kitaren, por vazhdon të qendroj edhe disa sekonda pa lëvizur. Edhe dëshmitë e parë që erdhën mbrëmjen e 13 nëntorit, tregonin se njerëzit në sallë e kuptuan se po sulmoheshin në momentin kur nga skena po largoheshin me shpejtësi interpretuesit.

Lexo edhe:

Video shokuese që tregon situatën pak pas sulmit në “Bataclan”

Publikohet video që tregon momentin e përplasjes së policisë me terroristët në “Bataclan”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024732112884521
array(1) { ["section"]=> string(79) "sulmi-brenda-ne-bataclan-njerezit-nuk-e-kuptuan-se-cfare-po-ndodhte-video-25467" }