Sulmi i Barcelonës, më i miri në historinë e klubit

Publikuar tek: sport, më 20:00 11-02-2015 Sulmi i Barcelonës, më i miri në historinë e klubit

Sipas ish-mbrojtësit të Barcelonës Edmilson, treshja e sulmit e përbërë nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, është më e mira në historinë e klubit Katalanas.

Braziliani ka luajtur përkrah Samuel Eto’o, Ronaldinho dhe Thierry Henry gjatë viteve 2004 dhe 2008, por mendon se kurrë nuk ka patur një sulm kaq të fuqishëm sa treshja aktuale.

“Tridenti i formuar nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar është më i fuqishmi në historinë e Barcelonës”, ka thënë ai për Barca TV.

“Të gjithë në Brazil janë të lumtur për Neymar. Ai bën një lojë të shkëlqyer, shënon gola dhe shkon shumë mirë me Mesin dhe Suarez”, tha Edmilson. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndëshkohet Laçi, 5 ndeshje pa tifozë
Udinese do të hapë akademi futbolli në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.020642042160034
array(1) { ["section"]=> string(55) "sulmi-i-barcelones-me-i-miri-ne-historine-e-klubit-3087" }