Sulmi i Berishës ndaj gazetares: Të ka dërguar Shullazi. S’i heq asnjë presje deklaratës

Publikuar tek: politike, më 13:55 21-04-2016

Ish kryeministri Sali Berisha sulmon një nga gazetaret fill pas daljes nga Kuvendi.

Berisha bëri thirrje për armatosje civile nga Kuvendi dhe pikërisht për këtë u pyet nga gazetarja por ish kryeministri pasi i tha gazetares se ishte “zëdhënëse e Shullazit” pohoi se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga ajo deklaratë bërë në Kuvend.

Dialogu

Gazetarja: Zoti Berisha, duket se thirrja juaj për të hapur luftë civile...

Berisha: Kush tha?

Gazetarja: Unë isha aty kur folët që në fillim dhe e dëgjova fjalën...Ju në këtë moment po i riktheheni çështjes së ligjit po në krye të fjalës nuk përmendët ligjin.

Berisha: Po i lejon vetes diçka jo profesionale.

Gazetarja: Ligji u përmend në fund zoti Berisha !

Berisha: Si i ndërtoj unë fjalitë është puna ime.  Ti je avokate e Shullazit, apo e një përdhunuesi, epo te lutem shumë...

Gazetarja: Jam gazetare dhe iu referova fjalës suaj ...

Berisha: Nëse je gazetare s’mund të më diktosh mua fjalinë, ku të ve këtë pjesë të fjalisë.

Gazetarja: Pse duket se patën rishikim te qëndrimit tuaj zoti Berisha? !

Berisha:Të pëlqen ty kjo ty te kanë përsëritur falangat e krimit ty këtë.

Gazetarja: Jam gazetare, e pavarur, nuk më dikton kush!

Berisha: Pavarësinë e di dhe unë. Unë po përsëris fjalë për fjalë ato që thashe, nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë dhe e them prapë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë pas 3 muajsh Blushi në anën e qeverisë: Tërhiqeni këtë ju lutem, se kjo që keni bërë është fatale!
Slloveni, zyrtarët e shtetit takim për masat kundër terrorizmit dhe fluksit të emigrantëve »
Article Logic
Execution time: 0.021185159683228
array(1) { ["section"]=> string(92) "sulmi-i-berishes-ndaj-gazetares-te-ka-derguar-shullazi-s-i-heq-asnje-presje-deklarates-38270" }