Sulmi ndaj ish-agjentit, ashpërsohen tonet mes Rusisë e Britanisë, May ‘plas bombën’: Do dëbojmë 23 diplomatë

Publikuar tek: bota, më 15:23 14-03-2018 Sulmi ndaj ish-agjentit, ashpërsohen tonet mes Rusisë e Britanisë, May ‘plas bombën’: Do dëbojmë 23 diplomatë Teresa May, kryeministrja Britanike

Kryeministrja Britanike Theresa Maj përgatitet të dëbojë 23 diplomatë rusë nga Mbretëria e Bashkuar.

 Sakaq ajo ka përcaktuar një aksion hakmarrës kundër Vladimir Putinit dhe aleatëve të tij. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme për diplomatët rusë që do dëbohen, por tha se ata konsideroheshin si "oficerë të panjohur të inteligjencës".

Ky reagim vjen në përgjigje të helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij, pak më shumë se një javë më parë, ndërkohë që ambasadori rus u thirr në zyrën e jashtme në Britani. Theresa Maj, duke folur në Parlament, përmendi gjithashtu një sërë hapash të tjerë, duke përfshirë ndalimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët rusë dhe bëri thirrje për një vizitë të planifikuar në Britani nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Rusia, nga ana e saj u shpreh se do të ketë hakmarrje kundër çdo mase të re dhe se Britania e Madhe deri më tani ka ofruar vetëm "akuza të pabaza të cilat nuk mbështeten nga asnjë provë.Një zëdhënës i Vladimir Putinit tha se Rusia "hedh poshtë gjuhën e ultimatumeve", ndërsa një zëdhënëse e ministrisë së jashtme tha se Britania nuk duhet të përpiqet të kërcënojë Moskën, duke treguar fjalimin e fundit të Putinit në të cilin ai paraqiti një gamë të armëve të reja bërthamore.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u helmuan me një agjent nervor ushtarak pranë një parku. Agjenti nervor ishte spërkatur në buqetën me lule që Sergei Skripal do vendoste te varri i të shoqes.

Skripal dhe vajza e tij ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe mbahen në përkujdesje intensive të mjekëve ndërsa një polic britanik i cili tentoi t’i jepte ndihmën e parë në vendin e ngajrjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Angela Merkel zgjidhet për të katërtën herë KANCELARE e Gjermanisë, çfarë tha para NËNËS 89-vjeçare
Putin ‘nuk lëshon pe’, vjen deklarata e parë pas dëbimit të 23 SPIUNËVE RUS: Veprim armiqësor »
Article Logic
Execution time: 0.0040478706359863
array(1) { ["section"]=> string(111) "sulmi-ndaj-ish-agjentit-ashpersohen-tonet-mes-rusise-e-britanise-may-plas-bomben-do-debojme-23-diplomate-113242" }