Sulmohet me thikë trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka

Publikuar tek: barometri, më 08:15 23-02-2018 Sulmohet me thikë trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka

Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Ernest Gjoka është sulmuar me thikë pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës, gjatë stërvitjes së ekipit.

Gjoka, i cili nuk ka pësuar asnjë dëmtim, është sulmuar në momentin kur po largohej në drejtim në automjetit të tij nga një person me kapuç në kokë.

Agresori e ka qëlluar fillimisht me grusht trajnerin e Vllaznisë dhe më pas ka tentuar ta godasë me thikë. Lidhur me incidentin Policia e Shkodrës ka shoqëruar tre persona.

Disa muaj më parë Gjoka është kërcënuar verbalisht.

Informacion Paraprak:

Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G.L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.

Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028548002243042
array(1) { ["section"]=> string(58) "sulmohet-me-thike-trajneri-i-vllaznise-ernest-gjoka-111160" }