Sulmohet në Britaninë e Madhe Francesco Becchetti për shkatërrimin e klubit anglez

Publikuar tek: sport, më 20:51 01-03-2017 Sulmohet në Britaninë e Madhe Francesco Becchetti për shkatërrimin e klubit anglez

Biznesmeni italian Francesco Becchetti i shpallur në kërkim nga Shqipëria për pastrim parash, dhe që prej kohësh besohet se jeton në Britaninë e Madhe, është vënë nën shënjestrën e sulmeve nga ish presidenti i klubit anglez Leyton Orient.

Në një intervistë ekskluzive për "The Daily Telegraph", Barry Hearn ka shpërthyer në një sulm të ashpër ndaj Becchettit duke e akuzuar atë se ka shkatërruar trashëgiminë e klubit që Hearn ka patur për 19 vjet.

Becchetti e bleu klubin Leyton Orient pasi u largua nga Shqipëria ku u shpall në kërkim për disa vepra penale.

Barry Hearn, tifoz i përjetshëm dhe president nderi i Leyton Orient, po diskuton se si të rrimarë sërish klubin e tij, nëse Becchetti dështon të paguajë 250,000 paund taksa brenda muajit mars, shkruan Newsbomb.al.

rty45454444.jpg

Becchetti, i cili nuk është shfaqur në publik për një kohë të gjatë, ka deklaruar për herë të fundit se është i gatshëm ta shesë sërish klubin nëse i ofrohen të paktën 4 milion paund, aq sa e ka blerë në korrik të 2014-ës.

Por klubi Leyton Orient tashmë është në zonën e ftohët të Ligës së Dytë dhe rrezikon të bie një kategori më poshtë ç'ka do të ishte katastrofike për ta. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incidentet në Kukësi-Partizani, FSHF përjashton tifozët e kuqtë, nuk shpëtojnë as verilindorët
Luis Enrique trondit Barcelonën me deklaratën e tij, merr vendimin e papritur »
Article Logic
Execution time: 0.015403985977173
array(1) { ["section"]=> string(88) "sulmohet-ne-britanine-e-madhe-francesco-becchetti-per-shkaterrimin-e-klubit-anglez-70413" }