Sulmohet parlamenti i Afganistanit

Publikuar tek: bota, më 09:04 22-06-2015 Sulmohet parlamenti i Afganistanit

Një seri shpërthimesh kanë goditur  parlamentin afgan, i cili ndodhet në kryeqyetin e Kabulit.Incidenti ka ndodhur kur Ministri i ri i Mbrojtjes, Massoom Stanekzai ishte duke u folur përpara deputetëve  për t’i dhënë miratimin  e tyre në këtë post.Sulmi është marrë përsipër nga talebanët.Mediat lokale raportojnë një tjetër shpërthim në zonën Dahmazang e qytetit të Kabulit. 

Një burim i policisë në vendin e ngjarjes tha  për “Al Jazeer” që të paktën një makinë bombë shpërtheu jashtë parlamentit dhe se sulmuesit janë ende duke gjuajtur nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në në drejtim të godinës.

Burimi ka thënë se të paktën tre policë dhe një anëtar i parlamentit është plagosur në sulm, së bashku me të tjerët jashtë ndërtesës, numri i të cilëve ende mbetet i pakonfirmuar.

Ndërkohë parlamenti është bosh pasi disa deputetë kanë mundur të evakuohen, ndërsa të tjerë kanë mbetur në bodrumin e ndërtesës.  

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026790142059326
array(1) { ["section"]=> string(40) "sulmohet-parlamenti-i-afganistanit-14316" }