Sulmuesi argjentinas festoi me grushtin lart, Braçe thumbon sërish: Jepini idiotë, shajeni në kor!

Publikuar tek: sport, më 08:17 29-09-2016 Sulmuesi argjentinas festoi me grushtin lart, Braçe thumbon sërish: Jepini idiotë, shajeni në kor!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, që tashmë njihet si tifoz i flaktë i Partizanit ka dalë kundër banderolave të tifozëve të Tiranës, të cilët, në derbin e fundit "thumbuan" tifozët e kuq duke iu përmendur komunizmin: "Komunizmi vdiq dhe iku, ju la pas si mbetje metalurgjiku".

Ditën e hënë, Erjon Braçe ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit të Top-Chanel, "Wake up", ndërsa i pyetur mbi këtë temë u shpreh: "Treçereku i atyre që përmendin komunizmin në stadium janë injorantë".

Ndërkohë që së fundmi, deputeti i PS-së ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain që feston pas golit të shënuar në Champions, kundër Dinamos së Zagrebit.

Në foto duket argjentinasi i fiksuar në një moment duke festuar me grushtin lart, ndërsa një pozë e tillë ka shërbyer për Erjon Braçen si një motiv për të "thumbuar" sërish duke shkruar në Instagram: Bëjeni një kor kundër tij. Amerikolatinas, argjentinas e meriton ta shani për grushtin! Jepini idiotë!".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulanti i pafuqishëm përballë Granit, Barcelona e jashtëzakonshme
Spanja publikon listën për ndeshjet kundër Italisë dhe Shqipërisë, rikthehet Iniesta »
Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705
array(1) { ["section"]=> string(100) "sulmuesi-argjentinas-festoi-me-grushtin-lart-brace-thumbon-serish-jepini-idiote-shajeni-ne-kor-54473" }