Super fitore e Milanit ndaj Juventusit, pas 4 vjetësh kuqezinjtë mposhtin kampionët e Serisë A

Publikuar tek: sport, më 22:00 22-10-2016

Milan realizon një fitore që kishte kohë që nuk ia ndjente shijen, pikërisht kundër Juventusit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerin Vinçenco Montela kanë arritur të mposhtin 1-0 kampionët e Serisë A, falë golit të shënuar nga Manuel Lokateli në minutën e 65-të, 18-vjeçari që bëri me krahë “San Siron” pas një super realizimi.

Juventus u mundua deri në fund që të gjente golin e barazimit, por pa sukses. Kujtojmë se në pjesën e parë, bardhezinjve iu mohua një gol i shënuar nga Pjaniç, për pozicion jashtë loje, pasi Bonuçi ndoqi aksionin, ku ndonëse nuk e preku “sferën”, fakti që mori pjesë në aksion bëri që goli të quhej i parregullt.

Kjo fitore për Milanin vjen pas fiks 4 vitesh kundër Juventusit.

Suksesi i fundit i kuqezinjve ndaj bardhezinjve në Serinë A, ishte ai i 25 nëntorit 2012. 1-0 fitonte Milani edhe në atë kohë, falë golit të brazilianit Robinjo./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëkunden pozitat e Agostinelit/ Rezultatet e fundit, tronditet stoli i trajnerit të Skënderbeut
Inter merr vendimin, Frank De Boer largohet nga zikaltërit »
Article Logic
Execution time: 0.026200771331787
array(1) { ["section"]=> string(99) "super-fitore-e-milanit-ndaj-juventusit-pas-4-vjetesh-kuqezinjte-mposhtin-kampionet-e-serise-a-57092" }