Super-operacion në Itali, arrestohen 169 sipermarrës dhe presidenti i Crotone-s

Publikuar tek: rajon, më 12:04 09-01-2018 Super-operacion në Itali, arrestohen 169 sipermarrës dhe presidenti i Crotone-s

Janë thuajse të gjithë sipërmarrës dhe administratorë lokalë, të 169 të arrestuarit e së martës në një operacion blic të i përkasin botës kriminale, raporton corriere della sera.

Operacioni i ka hapur dyert e burgut Presidentit të provincës së Crotone dhe kryebashkiakut të Ciro Marina Nicodemo Parrilla dhe dy kryebashkiakëve të tjerë Michele Laurenzano 9Strongoli) dhe Angelo Donnici i Mandatoriccio. Janë të gjithë të akuzuar për shoqatë mafioze. Hetimet kanë hedhur dritë për cështjet kriminale të familjes Farao – Marincola për aktivitete që janë kryer në veri të Italisë (Emiglia Romana, Lazio, Lombardia, Veneto) dhe në Gjermani, si pjesë e klanit Ndrageta. Madje në Gjermani kanë prodhuar edhe plantacione të tëra verërash me emra “Zi Tommaso” apo “Desire”.

Nga investigimi është sjellë edhe sekuestro e mbi 50 milionë eurove. Por bosët e këtyre ndërmarrjeve kanë qenë edhe dinakë.

Cdo herë që dëgjohej në ajër ndonjë sekuestro e të mirave material ata ia kalonin aksionet e kompanive personave të tretëve. Por hetuesit kanë arritur të zbardhin skemën.

 

Më shumë në këtë kategori: « Ramush Haradinajt i refuzohet viza për në Amerikë
»
Article Logic
Execution time: 0.019863128662109
array(1) { ["section"]=> string(85) "super-operacion-ne-itali-arrestohen-169-sipermarres-dhe-presidenti-i-crotone-s-105951" }