Super-skandali/ Nga Messi te liderët e botës, 11 milion email-e tregojnë si fshihen miliardat

Publikuar tek: bota, më 21:47 03-04-2016 Super-skandali/ Nga Messi te liderët e botës, 11 milion email-e tregojnë si fshihen miliardat

Një super-skandal ka shpërthyer sot dhe në ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime të reja. 11 milion email-e të kompanisë panameze “Mossack Fonseca” kanë rënë në duart e gazetarëve, të cilët kanë zbuluar skemën gjigande të fshehjes së parave të 140 politikanëve nga rreth 50 shtete.

Dokumentat kanë rënë fillimisht në duart e gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung, e cila më pas i ka shpërndarë në disa media partnere në të gjithë botën.

370 gazetarë nga 76 vende të botës janë përfshirë në këtë investigim, që pritet të sjellë zhvillime interesante.

Vetëm presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka fshehur nëpërmjet shoqërive offshore më shumë se 2 miliard dollarë. Të përfshirë në skandal janë gjithashtu presidentët e Argjentinës dhe Ukrainës, kryeministri i Islandës, babai i kryeministrit të Britanisë, David Cameron, ish-kryeministrat e Gjeorgjisë, Irakut, Jordanisë, Katarit, Ukrainës si dhe mbreti i Arabisë Saudite.

Familjarë të kryeministrave dhe presidentëve nga Azerbajxhani, Kina, Rusia, Siria, Egjipti, Pakistani, Gana, Malajzia, Argjentina, Meksika apo Spanja rezultojnë gjithashtu të përfshirë në këtë mega-skandal.

Ndërkohë, shumë ministra, drejtorë bankash, këshilltarë të kryeministrave dhe presidentëve, deputetë, kryebashkiakë nga e gjithë bota, kanë fshehur gjithashtu paratë e tyre për t’u shpëtuar taksave në kompanitë offshore.

Në listë nuk mugon as ylli i Barcelonës, Lionel Messi apo ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini.

Gjithsesi, deri më tani nuk rezulton asnjë personalitet shqiptar i përfshirë në këtë skandal, ndoshta edhe për faktin se asnjë gazetar nga Shqipëria nuk ka marrë pjesë në këtë investigim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030025959014893
array(1) { ["section"]=> string(97) "super-skandali-nga-messi-te-lideret-e-botes-11-milion-email-e-tregojne-si-fshihen-miliardat-36755" }