Superaksion i policisë italiane, përfundon aventura e 3 shqiptarëve, arrestohen me 2.5 tonë drogë

Publikuar tek: bota, më 10:11 14-11-2017 Superaksion i policisë italiane, përfundon aventura e 3 shqiptarëve, arrestohen me 2.5 tonë drogë

Aksion i fuqishëm anti-drogë në Itali, sekuestrohen rreth 2.5 tonë drogë, arrestohen tre shqiptarë dhe një italian. 

Gjatë një operacioni dje në Ravenna të cilësuar si një nga aksionet më të fuqishëm anti-drogë në këtë qytet, janë sekuestruar dy ton marijuanë.

Nga hetimet e kryera nga karabinerët e provincës, janë arrestuar katër persona, tre shqiptarë dhe një italian.

Italiani është i moshës 26 vjeç, ndërsa tre shqiptarët 27, 53 dhe 21 vjeç.

Të gjithë tani ndodhen në burg për trafik lëndësh narkotike.

Kontrolli dhe surpriza

Gjithçka ka filluar nga një kontroll territori ku një patrullë ka pikasur një furgon në zonën Savio i cili po udhëtonte në drejtim të Ravennës. Brenda ndodheshin dy persona.  Automjeti ka vazhduar të ecë dhe policia i është vënë në ndjekje, ndërkohë që pasagjeri është arratisur. Më pas shoferi është identifikuar si një 26-vjeçar piemontez dhe në brendësi të mjetit janë gjetur 2.4 ton mariuanë, 62 kile hashash dhe 4 kile vaj hashashi, shkruan ravenna today, raporton newsbomb.al.

Kërkimet

Policia ka filluar kërkimet për të arratisurin. Një patrullë me në borg Giorgio Tantimonaco, ka ndaluar në stacionin e Savios dy makina të mbingarkuara me njërëz , një tip “Alfa 147” dhe një “Fiat Punto” në rrugën Pergami.

Pas kërkimit të dokumentave nga ana e policisë ndodhi një përplasje ku një nga personat nxorri pistoletën.

Polici, në sajë të eksperiencës së tij, neutralizoi të dyshuarin i cili mbante në dorë armën. Noddhi një e shtënë por askush nuk u plagos pasi goditja u devijua.

Dy të dyshuarit u arratisën dhe humbën gjurmët mirëpo lanë në vend një makinë tjetër, të tipit “Alfa 147”.

Arratisja

Makina e përdorur nga të dy të arratisurit, një “Fiat Punto” u gjet pak më pas, jo shumë larg vendit të episodit.

Ndalimi nga policia

Policët gjatë krehjeve të zonës, kanë parë tre persona të dyshimtë në një lokal.

Njëri prej tyre u njoh nga marshalli i ngjarjes në Savio si një nga pasagjerët e furgonit,

Hetuesit zbuluan se të tre rrinin bashkë në një hotel në Ravenna dhe kishin ardhur bashkë në Itali.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar origjinën e lëndës narkotike. Dyshohet se ngarkesa ka ardhur nga deti, përpara se të çohej në furgon. 

Sparatoria_a_Lido_di_Classe_10-11-2017_foto_di_Massimo_Argnani_1.jpg

Sparatoria_a_Lido_di_Classe_10-11-2017_foto_di_Massimo_Argnani_2.jpg

Sparatoria_a_Lido_di_Classe_10-11-2017_foto_di_Massimo_Argnani_4.jpg

Sparatoria_a_Lido_di_Classe_10-11-2017_foto_di_Massimo_Argnani_5.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0029208660125732
array(1) { ["section"]=> string(101) "superaksion-i-policise-italiane-perfundon-aventura-e-3-shqiptareve-arrestohen-me-2-5-tone-droge-99503" }