Superkupa e Europës, FSHF aplikon për ta sjellë në ‘Arenën Kombëtare’

Publikuar tek: sport, më 20:25 03-02-2017 Superkupa e Europës, FSHF aplikon për ta sjellë në ‘Arenën Kombëtare’

Sot në UEFA janë zyrtarizuar edhe vendet të cilat kanë aplikuar për të marrë të drejtën e organizimit të finales së Superkupës së vitit 2019. Shqipëria ka bërë aplikimin e saj në fillim të vitit 2017 dhe vetëm ditën e sotme UEFA ka zyrtarizuar edhe vendet që kanë hyrë në garë për të fituar këtë të drejtë.

Procesi nuk është i shpejtë, dhe seminari i parë sqarues është muaji mars ku do të bëhet edhe dorëzimi i dokumentacionit nga ana e federatave që kërkojnë këtë finale. Nga kjo kohë e deri në muajin Qershor, komisioni përkatës në UEFA do të bëjë verifikimin përkatës të të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga federatat e vendeve kandidate, ku është edhe Shqipëria.

Ndërkaq, vetëm në muajin shtator Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë se kujt do t’ia japë finalen e Superkupës për vitin 2019.

Kandidatët që duan finalen e Superkupës

Albania                     Tirana            National Arena

France                       Toulouse          Stadium de Toulouse

Hungary                     Budapest         Flórián Albert stadion

Israel                         Haifa               Sammy Ofer Stadium

Kazakhstan                Astana             Astana Arena

Northern Ireland          Belfast            Windsor Park

Poland                       Gdansk           Arena Gdansk

Poland                       Warsaw           Stadion Narodowy

Etapat e vleresimit te kandidaturave:

1 mars 2017 hapja e seminarit per prezantimin e kandidaturave.

6 qershor 2017 vleresimi i dokumentacionit te paraqitur nga UEFA.

Shtator 2017 vendimi final per vendin organizator.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtori i policisë së Tiranës sqaron rrezikun: Ja pse nuk mund të zhvillohet Partizani-Vllaznia në "Selman Stërmasi"
Frikë nga incidentet, Gaz Demi takon përfaqësuesit e grupimeve të tifozëve të Partizanit »
Article Logic
Execution time: 0.022006034851074
array(1) { ["section"]=> string(72) "superkupa-e-europes-fshf-aplikon-per-ta-sjelle-ne-arenen-kombetare-67665" }