Superliga/ Përfundojnë ndeshjet e javës së parë, nuk zhgënjejnë Tirana dhe Kukësi

Publikuar tek: sport, më 20:29 23-08-2015 Superliga/ Përfundojnë ndeshjet e javës së parë, nuk zhgënjejnë Tirana dhe Kukësi

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së parë të kampionatit shqiptar. Barazimi i Partizanit me Laçin në shtëpi dhe humbja e Flamurtarit kanë qenë surprizat e parë të këtij kampionati.

Të kuqtë e kryeqytet nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Laçit brenda në shtëpi, ndërsa për Flamurtarin fillimi ka qenë mjaft zhgënjyes me humbjen 1-2 kundër Teutës në Vlorë.

Sa i përket ndeshjeve të zhvilluara sot, Tirana dhe Kukësi kanë bërë detyrën kundër Tërbunit dhe Bylisit, duke siguruar pikë të plota nga këto takime.

Ndonëse ka qenë skuadra e Tërbunit ajo që ka realizuar e parë me anë të Malindit në minutën e 23-të të ndeshjes, pukjanët nuk kanë mundur të ruajnë rezultatin dhe në minutën 40 të pjesë së parë Lika barazoi shifrat në 1-1. Fukui në minutën 72-të ka qenë ai që i dha avantazhit skuadrës kryeqytetase, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në përfundim të ndeshjes.

Një fitore braziliane ka qenë ajo e Kukësit kundër modestëve të Bylisit. Dy gola të Limas dhe Flores i kanë dhënë tre pikëshin e merituar skuadrës verilindore, e cila e nis fuqishëm këtë sezon të ri futbollistik.

Pas këtyre përballjeve Kukësi, Tirana dhe Teuta udhëheqin klasifikimin e superligës, ndërsa Vllaznia dhe Skënderbeu janë një ndeshje me pak.

Ndeshja e parashikuar mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është shtyrë për shkak të përballjes që korçarët do të kenë me Dinamon e Zagrebit më 25 gusht për ndeshjen e vlefshme për play-off’in e Champions League. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku Shehu kërkon dorëheqjen e Gjicit nga kreu i K.F Kukësit
Tifozët shpërthejnë në dhunë ndaj njëri tjetrit në derbin kosovar (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01875114440918
array(1) { ["section"]=> string(85) "superliga-perfundojne-ndeshjet-e-javes-se-pare-nuk-zhgenjejne-tirana-dhe-kukesi-19006" }