Superliga Shqiptare ul siparin, ka finale në Shkodër

Publikuar tek: sport, më 16:09 27-05-2017 Superliga Shqiptare ul siparin, ka finale në Shkodër

Superliga Shqiptare luan sot javën e fundit për këtë kampionat. Një nga kampionatet më spektakolarë që pjesën më të madhe të çështjeve të tij i ka mbyllur, ndërsa ka mbetur që të përcaktojë skuadrën që do të shoqërojë Korabin në një kategori më poshtë.

Skuadrat që lufojnë për të mbijetuar janë Tirana, Laçi, Flamurtari dhe Vllaznia. Duket si paradoksale port re skuadrat me një histori të lavdishme në kampionatin shqiptar janë më të rrezikuarat për të rënë një kategori më poshtë.

Laçi luan me Teutën që ka siguruar mbijetesën në Laç dhe me një fitore siguron matematikisht qëndrimin në superligë pavarsisht rrezultateve në ndeshjet e tjera.

Flamurtari luan një ndeshje të lehtë realitivish përballë Korabit të rënë tashmë një kategori më poshtë. Dhe me një fitore edhe siguron qëndrimin matematikisht. Ndërsa Tirana luan me Vllazinë në Shkodër dhe me shumë mundësi njëra nga këto dy skuadra bie më një kategori më poshtë nëse fitojnë Laçi dhe Flamurtari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja e mbijetesës Vllaznia-Tirana, policia jep një njoftim shumë të rëndësishëm
Dramë, Tirana bie nga kategoria »
Article Logic
Execution time: 0.0047121047973633
array(1) { ["section"]=> string(57) "superliga-shqiptare-ul-siparin-ka-finale-ne-shkoder-80195" }