"Superskandal në Prokurori, ZHDUKEN regjistrimet e bisedave të Fred Alizotit"

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 12-10-2018 Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të rëndë duke thënë se në Prokurori janë zhdukur 120 faqe transkripte të regjistrimeve të bisedave të dëshmitarit Fred Alizoti.

Sipas Berishës, përgjegjës është kryeministri Rama.

“Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e të pakten 120 faqeve të bisedave telefonike me Faqezi Drogën, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafën, të Fred Alizotit, dëshmitarit të rremë dhe të burgosurit vullnetar të Edvinit, nuk ka asnjë hetim dhe askush nuk e di nëse ato janë vjedhur sapo kanë dalë nga serveri i prokurorisë”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Superskandal ne Prokurori!

Zhduken ne Prokurori nga Edvin Kristaq Rama dhe banda e tij kriminale 120 faqe transkripte te regjistrimeve te bisedave te deshmitarit te rreme Fred Alizoti, te cilat sipas OPGJ dixhitale implikonin direkt ne krimin e shemtuar te manipulimit te kallp dishmitarit, mafiozet Rama, Xhafa, Balla, Geron Veliu.

Faqet qe mungojne ne nr rendor te faqeve te transkriptuara jane vjedhur nga mercenare te bandes kriminale te qeverise per ti shpetuar ata nga demaskimi i plote i implikimit te tyre ne manipullimin e deshmitarit te rreme Alizoti.

Rikujtoj ketu se operacionet e vjedhjes se dosjeve te dokumentave top sekret madje edhe te gjithe serverit filluan me prokurorine e Durresit fill pasi Edvin Kristaq Rama u shpall krye,krye,krye bandit i narkoshtetit.

Lidhur me zhdukjen, vjedhjen e te pakten 120 faqeve te bisedave telefonike me Faqezi Drogen, Taulant Begon, Don Agaçion dhe Geron Xhafen, te Fred Alizotit, deshmitarit te rreme dhe te burgosurit vullnetar te Edvinit, nuk ka asnje hetim dhe askush nuk e di nese ato jane vjedhur sapo kane dale nga serveri i prokurorise, sepse kane qene te shenuara gjate degjimit nga pergjuesi, apo ato u vodhen nga i keqshfrytezuari 40-41 vjeçari mercenar special i klikes kriminale ne pushtet.

Por pavaresisht nga vendi i krimit, kjo ngjarje e shemtuar eshte nje thirrje per te gjithe qytetaret e ketij vendi per te shporrur sa me pare kete klike kriminale, qe ka rikthyer farsat dhe proceset e kohrave me te zeza te policise sekrete hoxhiste. sb

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen SMS-të e 'Ramës me rilindasin': Të kam gjetur një teatraxhi që ngjason me zërin e Olsit tat
Rama ZBULON propozimin, ku do të shkojnë lekët e gjyqeve për shpifje »
Article Logic
Execution time: 0.0046648979187012
array(1) { ["section"]=> string(81) "superskandal-ne-prokurori-zhduken-regjistrimet-e-bisedave-te-fred-alizotit-137572" }