Surpriza e Bashës: Modeli “Berisha”, jo më ai i duhuri për PD

Publikuar tek: politike, më 23:49 25-02-2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë surprizuese në fund të emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku u shpreh se modeli  me të cilin është qeverisur kjo parti nga ish-kryetari Sali Berisha, nuk është më i duhuri.

Basha tha se ka modelin e tij me të cilin po e drejton partinë më të madhe opozitare në vend.

“Modeli që u qeveri PD në këto 25 vite nga lideri historik Sali Berisha, nuk është më modeli që mund të drejtohet kjo parti dhe kam thënë këtë që në ditën time të parë. Unë kam modelin tim të drejtimit të PD-së”, tha Basha.

Ai ka denoncuar gjithashtu ofendimin që sipas tij kryeministri Edi Rama ka bërë sot në Kuvend ndaj deputetes së opozitës, Albina Deda.

Basha tha se pasi Deda e gjuajti Ramën me letër të lagur, kryeministri iu drejtua me fjalët: “Merre dhe fute në mitër, mos e mbaj në dorë.”

Basha u shpreh se pas këtij ofendimi erdhi edhe goditja me vezë. “Kush mund ta pranojë këtë. Pas kësaj mori atë që duhet të merrte. Por dua të falenderoj deputeten Deda, e cila u tregua burrneshë dhe i tha se atë kishte porosi nga Mirdita edhe pse Rama rrethohet vetëm nga kriminelë”, deklaroi Rama. 

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të ftonte Ramën për një kafe me qëllim për të ulur tensionin mes dy partive, Basha është përgjigjur: “Për çfarë duhet të takohem me Ramën? Që të fejohemi?”

Basha tha se është takuar njëherë me Ramën në hotel “Sheraton” në vitin 2005, dhe atje kryeministri aktual i ka shprehur pëlqimin për “KOP”.

“Njëherë në 2005 më takoi në Sheraton, kur më tha se më pëlqen “KOP”.  Herën tjetër po në Sheraton i shtriva dorën dhe më refuzoi. Unë e takoj për çështje të rëndësishme, por ai nuk pranon”, tha kreu i opozitës.

Basha ka pranuar se socialisti i vetëm me të cilin ai ka miqësi është ish-ministri Arben Malaj, por ky i fundit nuk është më pjesë e PS.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Po të kisha në kontroll gjykatat, Berisha dhe Basha do ishin sot të akuzuar
Lulzim Basha “del nga vetja”, përplaset në emision me gazetarët Robert Rakipllari dhe Anila Basha (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.025686979293823
array(1) { ["section"]=> string(63) "surpriza-e-bashes-modeli-berisha-jo-me-ai-i-duhuri-per-pd-33551" }