Surpriza, i propozon për martesë majë malit, dhe pyetja e dytë që vjen…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:45 27-09-2016 Surpriza, i propozon për martesë majë malit, dhe pyetja e dytë që vjen…

Catie Bossard u emocionua shumë kur i dashuri që prej një viti i propozoi martesë ndërsa ishin duke vizituar majën e një mali të lartë në vizitën e tyre në Colorado, shkruajnë mediat amerikan.

Por kur pak më vonë, njerëzit e familjes dhe miqtë vrapuan drejt tyre, Zach Baldwin i kërkoi Bossardit nëse ajo donte të martohej me të në të njëjtën ditë, ajo nuk mundi të mbante më emocionet. “Nuk mund të mbaja më emocionet” tregoi ajo për ABC News. “Thashë menjëherë, PO, le ta kryejmë”.

“Tani që e mendoj, gjithçka më duket shumë perfekte”, thotë gruaja 25 vjeçare, tashmë e martuar.

Baldwin kishte planifikuar që të dy të largoheshin për një vizitë në Vail. Ai më pas u ul në gjunjë në majën e malit. “E kisha menduar që në fillim” tregon Baldwin për gazetarët. Bossard, 24 vjeçe kujton se familjaret dhe miqtë erdhën për ti përgëzuar ndërkohë që i dashuri vazhdoi me pyetjen e dytë: Pyetja ime e dytë është: a do të martohesh me mua që sot?”

Dhe pasi hapën një shishe shampanjë, të dy u kthyen në hotel për të planifikuar martesën që ndodhi pak orë më vonë.

martese1.jpg

“Ishte gjithçka shumë e bukur” thotë Bossard. “Me këtë skenë, nuk ke nevojë për shumë gjëra. Nuk ka nevojë për lule. Gjithë pamja e malit pas teje: të bën të ndalosh frymën”.

Çifti është duke planifikuar muajin e mjaltit. Dhe mendojnë të shkojnë në nëntor në Costa Rica. Tani për tani, po jetojnë si burrë e grua. “Tani dua të eksperimentoj jetën time dhe gjithçka që më duhet ti ofroi Catie. Ajo sjell dritë në jetën time në çdo situatë dhe më inspiron çdo ditë për burrin që duhet të jem”.

martese2.jpg

“Ai më bën një njeri më të mirë” thotë Bossard. “Dua të jem rreth tij dhe dua ta kaloj gjithë jetën me të, kur ai udhëton, është në shtëpi apo shkon në punë. Jam shumë e emocionuar për këtë jetë të re” thotë nusja.

martese3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Capital T” në dhomë me 3 femra në Londër, gjen mënyrën e duhur për t'u argëtuar (Video)
E quajti “pa identitet”, Renato Mekolli i përgjigjet Robert Aliajt: Falë Greqisë jam ky që jam sot »
Article Logic
Execution time: 0.018856048583984
array(1) { ["section"]=> string(74) "surpriza-i-propozon-per-martese-maje-malit-dhe-pyetja-e-dyte-qe-vjen-54229" }