Surpriza, Laçi merr talentin e kombëtares shqiptare

Publikuar tek: sport, më 23:08 19-01-2018 Surpriza, Laçi merr talentin e kombëtares shqiptare

Laçi ka qenë një surprizë për të gjithë me formën e treguar në 2 fazat e para për vetë lojën e bukur që ka treguar, por edhe rezultatet që kanë goxha pozitive.

Por jo vetëm kaq, pasi kurbinasit kanë bërë edhe një merkato menduar mirë. Laçi është kujdesur pë të mos prishur ekuilibrat e skuadrës, por kanë edhe ruajtur filozofinë e klubit atë të promovimit të lojtarëve të rinj.

Në këtë linjë, Laçi duket se ka bërë një tjetër goditje në merkato. Skuadra bardhë e zi ka arritur marrëveshjen me talentin pogradecar Erjon Dragoj.

Edhe pse klubi ende nuk ka zyrtarizuar asgjë, është një detaj i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka zbuluar këtë lëvizje në merkato. Ditën e djeshme trajneri Alban Bushi bëri publike listën e përfaqësues U20, ku ishin të ftuar futbollistë të datëlindjes nga viti 1997 deri në vitin 1999.

Në këtë listë, mes të tjerëve spikaste edhe emri i Erjon Dragoj. Talenti 19 vjeçar deri më tani kishte luajtur për ekipin e Pogradecit në kategorinë e parë, por duket se tashmë ai do të jetë pjesë e ekipit të Laçit në Superiore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkato, Tottenham bën gati ofertën për yllin e PSG
Inter bën goditjen e madhe në merkato, merr nga Barcelona mesfushorin e njohur »
Article Logic
Execution time: 0.004127025604248
array(1) { ["section"]=> string(57) "surpriza-laci-merr-talentin-e-kombetares-shqiptare-107222" }