Surpriza, talenti i kombëtares drejt klubit të njohur të Serie A

Publikuar tek: sport, më 20:34 26-12-2017 Surpriza, talenti i kombëtares drejt klubit të njohur të Serie A

Kamer Qaka ishte një emër i panjohur në ambientin sportiv shqiptar kur u ftua nga Panuçi në kombëtare.

Por duket se pas debutimit me kuq e zinjtë do të vijnë dhe surprizat e tjera për 22-vjeçarin. Nga Rumania dhe Italia vijnë lajme të bujshme të merkatos.

Është pikërisht Qaka, i cili sipas gazetave italiane pritet që të transferohet në një nga klubet e Serie, Benevento ose Sampdoria.

Më favorite sips "tutosport" është skuadra e Sampdorias e cila pritet të paguajë një shumë prej 1 milion euro, për ta pasur në dispozicion futbollistin që aktualisht luan në kategorinë e dytë rumune.

Një kalim i mundshëm në një nga këto klube do të ishte një kapërcim shumë i madh në karrierë për Kamer Qakën, por gjithashtu do t’i siguronte atij një vend të sigurt në kombëtare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madrid shënjestron Kavanin për sulmin
Shakohoxha braktis futbollin, ja sporti i pazakontë që ndjek (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.020227909088135
array(1) { ["section"]=> string(70) "surpriza-talenti-i-kombetares-drejt-klubit-te-njohur-te-serie-a-104460" }