Surprizat e mbrëmshme në MTV VMA 2017, shkëlqen Bebe Rexha (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:30 28-08-2017 Surprizat e mbrëmshme në MTV VMA 2017, shkëlqen Bebe Rexha (FOTO)

Është mbajtur mbrëmë një nga evenimentet më të rëndësishëm në botën e muzikës, MTV Video Music Awards (MTV VMA), konkretisht ndarja e çmimeve për videoklipet më të mira të 2017, bazuar në shume elementë dhe faktorë të ndryshëm. Që prej vitit 1984 kur ky produksion është realizuar për herë të parë, sot vazhdon të ketë të njëjtin sukses dhe zhurmë në media.


Edicioni i këtij viti u mbajt në auditorin The Forum, në Inglewood, Kaliforni. Moderimi i këtij evenimenti iu besua këngëtares së mirënjohur amerikane, Katy Perry. Fitues i çmimit për videon më të mirë u shpall artisti i muzikës rap, Kendrick Lamar, me videoklipin “Humble”, një sukses absolut për muzikën sivjet.

Sidoqoftë, përveç çmimit të madh u ndanë një sërë çmimesh të tjerë, si dhe vëmendje tërhoqi prania e shumë artistëve të tjerë të famshëm nga bota e show-biz, raporton Newsbomb.al
Gjatë spektaklit, performuan shumë artistë të mirënjohur, si Miley Cyrus, Ed Sheeran, Demi Lovato, Katy Perry, Nicki Minaj, si dhe këngëtarja Pink, e cila performoi një kolazh me hitet e saj më të mëdha ndër vite. Ndarja e çmimeve u prezantua nga emra të njohur si Ellen DeGeneres, Vanessa Hudgens, Bebe Rexha, Noah Cyrus etj.

lamar.jpg

ÇMIMET E NDARA NË MTV VIDEO MUSIC AWARDS 2017
Videoklipi më i mirë i 2017 – “Humble” nga Kendrick Lamar
Artisti i vitit – Ed Sheeran
Artisti i ri më i mirë – Khalid
Bashkëpunimi më i mirë – “I don’t wanna live forever” nga Taylor Swift dhe Zayn Malik
Videoklipi më i mirë në zhanrin pop – “Down” nga grupi Fifth Harmony dhe Guçi Mane
Videoklipi më i mirë në zhanrin hip hop – “Humble” nga Kendrick Lamar
Videoklipi më i mirë në zhanrin dance – “Stay” nga Alessia Cara dhe Zedd
Videoklipi më i mirë në zhanrin rock – “Heavydirtysoul” nga Tëenty One Pilots
Kinematografia më e mirë – “Humble” nga Kendrick Lamar
Regjia më e mirë – “Humble” nga Kendrick Lamar
Dirigjimi më i mirë artistik – “Humble” nga Kendrick Lamar
Videoklipi me efektet më të mira vizuale – “Humble” nga Kendrick Lamar
Koreografia më e mirë – “Fade” nga Kanye West
Montazhi më i mirë – “Wyclef Jean” nga Young Thug
Kënga e verës – “XO Tour Llif3” nga Lil Uzi Vert
Michael Jackson Video Vanguard Award i shkoi këngëtares Pink, çmim ky i cili jepet në shenjë mirënjohjeje për kontribut të veçantë në muzikë, e që sigurisht do të mbante emrin e legjendës së muzikës pop.

ÇFARË NUK DUHET TË KISHIT HUMBUR;
Këngëtarja e mirënjohur Ke$ha, e njohur për hite si “Tik-Tok”, “Your love is my drug” apo “Take it off”, mbajti një fjalim tepër emocional dhe sensibilizues për publikun, lidhur me fenomenin e vetëvrasjes. Së fundmi, këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për betejën e saj ligjore me producentin dhe menaxherin e saj, Dr. Luke, proces ky i cili i ka shkaktuar shumë probleme mendore dhe shëndetësore.

“Thonë që nëse do e dinit kush qëndron pranë teje, asnjëherë nuk do përjetoni frikë dhe dyshim më. Shpeshherë, mjafton një këngë apo një videoklip për ta vërtetuar këtë gjë. Lëvizja 1-800-273-8255 më përloti. E vërteta është që ne nuk jemi vetëm!" – u shpreh këngëtarja. Ajo gjithashtu shtoi se kërkohet kurajo për të treguar anën vulnerabël e të qenit humanë, dhe të gjithë e kemi këtë anë. Çfarëdo që po kaloni, sado e errët që mund të duket, ka një të vërtetë të pamohueshme dhe forcë në faktin që NUK JENI VETËM!", raporton Newsbomb.al


fjalimi.jpg

SI U VESHËN VIP-at?
Një nga pjesët më të preferuara për publikun që ndjek këtë eveniment, është dhe veshja me të cilën paraqiten artistët para publikut, e veçanërisht femrat! Midis shumë veshjeve, të komentuara pozitivisht apo negativisht, bie në sy dhe një shtim në peshë i këngëtareve Ke$ha dhe Rihanna, të cilat kanë qenë gjithmonë në forma perfekte. Më poshtë, Newsbomb.al mundëson disa prej paraqitjeve më të rëna në sy gjatë tapetit të kuq:

bebe_rexha.jpg

 Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha

demi_lovato.jpg

 Ish-ylli i Disney Channel, sot një sensacion i muzikës, Demi Lovato

heidi_klum.jpg

 Heidi Klum

katy_perry.jpg

 Këngëtarja e njohur dhe moderatorja e evenimentit, Katy Perry

kesha.jpg

 Ke$ha

lorde.jpg

 Këngëtarja nga Zelanda e Re, Lorde

nicki_minaj.jpg

 Ylli i muzikës hip-hop, Nicki Minaj

pink.jpg

 Këngëtarja Pink

rihanna.jpg

 Ndryshimi drastik i këngëtares Rihanna

vanessa_hudgens.jpg

Aktorja e "High School Musical" dhe "Spring Breakers", Vanessa Hudgens

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skenari tronditës, tentohet eleminimi me helm në verë i “prifit rebel”, Nikolla Marku
"Sadna" për median shqiptare: Jam e bekuar! Mezi pres të vij në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.020547866821289
array(1) { ["section"]=> string(68) "surprizat-e-mbremshme-ne-mtv-vma-2017-shkelqen-bebe-rexha-foto-90395" }