Surprizat nuk kanë fund për ekipin e Chapeceonses, zyrtarizohet trajneri i ri

Publikuar tek: sport, më 22:19 09-12-2016 Surprizat nuk kanë fund për ekipin e Chapeceonses, zyrtarizohet trajneri i ri

Pas shumë vëzhgimesh që janë bërë nga drejtuesit e klubit është zyrtarizuar emri i trajnerit që do drejtojë ekipin në vazhdim.

Vagner Mancini është emëruar si trajner i Chapecoense. Emërimi i trajnerit të ri vjen pas vendimit për krijimin e një ekipi të ri, për të vazhduar arritjet që patën lojtarët që humbën jetën në aksidentin ajror pak ditë më parë.

Pak kohë më parë Chapecoense u shpall fitues i garës pas kërkesës së ekipit Atletico Nacional, që të shpallte kampion ekipin që pësoi tragjedinë, ku fitoi dhe premion prej 2 milionë dollarësh.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në Kolumbi, aeroplani me të cilin po udhëtonnte ekipin brazilian për ndeshjen e parë të finales “Copa Sudamericana” u rrëzua gjatë rrugës për në Medellin, duke humbur jetën 76 persona, mes tyre dhe 19 lojtarë të ekipit të Chapecoense.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja në “Elbasan Arena”, policia merr masa. Ja çfarë nuk do t’u lejohet tifozëve
Skandali i "Football Leaks"/ Një shqiptar fitoi 5 milionë euro nga imazhi i Paul Pogba »
Article Logic
Execution time: 0.0048420429229736
array(1) { ["section"]=> string(82) "surprizat-nuk-kane-fund-per-ekipin-e-chapeceonses-zyrtarizohet-trajneri-i-ri-62178" }