Surprizon Topalli: Berishën e kundërshtoja, Bashës s’i ktheja SMS për takimet

Publikuar tek: politike, më 07:23 19-12-2015 Surprizon Topalli: Berishën e kundërshtoja, Bashës s’i ktheja SMS për takimet

Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, nënkryetare e Partisë Demokratike por njëkohësisht një nga njerëzit më të afërt të Berishës në PD ka surprizuar dje kur ka pohuar në emisionin ‘’Oktapod’’ të Turjan Hyskës se edhe e ka kundërshtuar Berishën gjatë kohës që ishin në pushtet.

Ndërsa në kohën kur PD-në e mori Lulzim Basha, ajo tregoi se edhe e ka neglizhuar.

‘’E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave’’, rrëfeu Topalli.

Po kështu Topalli ka konfirmuar edhe se e ka neglizhuar kryetarin aktual të PD-së, Basha, duke thënë ‘’E kam bërë’’, pas pyetjes nëse kishte refuzuar t’I kthente SMS-të Bashës për takimet që ai organizonte.

Topalli nuk para ka dalë në deklarata, mitingje, protesta të PD-së këto vite që është në krye Basha, por herën e fundit ajo foli në protestën para Parlamentit duke i kërkuar Ramës të shkonte në shtëpinë e tij. ‘’Djalë, shko në shtëpinë tënde!’’, i kërkoi Topalli-kryeministrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani, ballo për fëmijët me sindromën Down: Të kontribuojmë për integrimin e tyre
Lirohen 720 të burgosur shqiptarë, ja cilët do amnistohen »
Article Logic
Execution time: 0.024849891662598
array(1) { ["section"]=> string(81) "surprizon-topalli-berishen-e-kundershtoja-bashes-s-i-ktheja-sms-per-takimet-28116" }