Surprizuese/ Burrit të Grida Dumës, Rama i ka dhënë postin e rëndësishëm

Publikuar tek: barometri, më 08:04 03-05-2018 Surprizuese/ Burrit të Grida Dumës, Rama i ka dhënë postin e rëndësishëm

Jemi mësuar t’i shohim teksa përplasen fort me njëri tjetrin në Kuvend apo edhe Komisione Parlamentare por mesa duket politikanët, kur duan, dinë ta gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ish-deputetja e PD, Liljana Elmazi përmes një statusi në rrjetin social tha se një ministëri i Ramës vazhdon të mbajë si këshilltar bashkëshortin e një deputeteje të PD-së.

Elmazi, e tërhequr tashmë nga politika, nuk zbuloi emrin e këshilltarit por newsbomb.al ‘gërmoi’ për të ditur se për kë bëhet fjalë.

Është fjala pikërisht për bashkëshortin e Grida Dumës, Ilir Shqinën, raporton newsbomb.al.

Ky i fundit mban postin e diplomatit në Ministrinë e Jashtme që drejton Ditmir Bushati. Shqina shërben në përfaqësinë diplomatike në Slloveni.

Ilir Shqina vazhdon ta mbajë këtë post, pavarësisht se është bashkëshorti i deputetes së PD dhe është PS-ja ajo që ka pushtetin. Shqina njihet si diplomat karriere me vite të tëra punë në ministrinë e Jashtme/ newsbomb.al

GR.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036846876144409
array(1) { ["section"]=> string(77) "surprizuese-burrit-te-grida-dumes-rama-i-ka-dhene-postin-e-rendesishem-119248" }