Suzi apo Qamili, dy histori të shkurtra mahnitëse për këtë foto

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:28 22-02-2016 Suzi apo Qamili, dy histori të shkurtra mahnitëse për këtë foto

Kjo është një nga fotot më të komentuara në rrjetet sociale sa i takon protestës së djeshme te Liqeni ku protestuesit u përplasën me policinë. Një bar kafe në Tiranë, publikon foton në mbështetje të Suzit, vajzës në foto e cila punon pikërisht në këtë ambient për t'ia dalë të mbyllë studimet e saj.

“Kjo vajza në foto është Suzi. Suzi gjatë ditës punon tek Komiteti që të ketë mundesi të vazhdojë studimet për Gazetari në fakultet. Suzi ditën e saj të pushimit e shpenzoi duke protestuar për të mbrojtur parkun, natyrën, qytetin! Suzi doli protestoi edhe për ne! Bëhu edhe ti si Suzi!” bën apel faqja në Facebook por është një koment që spikat dhe që kap protagonistin tjetër të fotos, policin.

“Ky polici në foto është Qamili, punon në policinë e shtetit me një rrogë qesharake për të mbajtur fëmijet e tij në shkollë. Sot Qamili ditën e pushimit e nxorrën në punë, për të mbrojtur investimin publik të përbashkët, paratë e qytetarëve....por dikush e ofendoi duke i hequr kapelen dhe ky reagoi, duke humbur vendin e tij të punës,....mos u bë dhe ti si Qamili hallexhi qe s’di ç’të bëjë kur është në shërbim, ta bëjë apo mos ta bëjë punën e tij!!”

bra.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022374868392944
array(1) { ["section"]=> string(68) "suzi-apo-qamili-dy-histori-te-shkurtra-mahnitese-per-kete-foto-33233" }