“Syri i keq” i Ilva Tares, “plasi” te këmbët e çiftit kryeministror

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:18 29-01-2016 “Syri i keq” i Ilva Tares, “plasi” te këmbët e çiftit kryeministror Foto e gotave te thyera ne kembet e çiftit kryeministror

“Tonight” nga Ilva Tare në Ora News mblodhi dje miq dhe të ftuar, politikanë e analistë, dashamirës e kolegë të gazetares, për të festuar 5 vjetorin e startit të emisioneve të përjavshme politike nga moderatorja. 

Por, që në fillim të ceremonisë ka ndodhur një incident i vogël, që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Një prej kamarierëve, ndoshta i hutuar për shkak të personaliteteve të shumtë që morën pjesë në këtë ceremoni, padashur, ndërsa shërbente, rrëzoi tabakanë me gota…e drejt e në këmbët e çiftit kryeministror, Edi e Linda Rama.

Sigurisht kjo tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, por shumë prej tyre thanë: plasi syri keq te këmbët e Ramës…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036142110824585
array(1) { ["section"]=> string(68) "syri-i-keq-i-ilva-tares-plasi-te-kembet-e-ciftit-kryeministror-31231" }