Sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar te këta tre burra

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:46 19-07-2016 Sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar te këta tre burra

Cilët janë tre të besuarit e PS, PD dhe LSI që do negociojnë marrëveshjen përfundimtare për drejtësinë

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënë dakord për të negociuar deri ditën e enjte më datë 21 korrik për një draft përfundimtar për reformën në drejtësi.

Secila parti ka zgjedhur nga një negociator dhe Edi Rama ia ka besuar bisedimet, Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, duke përjashtuar personin që është marrë me këtë reformë që prej fillimit të saj, Fatmir Xhafajn.

Ilir Meta ka mandatuar ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin, ndërsa Lulzim Basha ka zgjedhur nënkryetarin e Komisionit për Reformën, Oerd Bylykbashin.

Për tre ditë Agaçi, Manjani dhe Bylykbashi, në bashkëpunim me ekspertët e OPDAT dhe Euralius do të punojnë për gjetjen e një kompromisi që reforma më e rëndësishme e dekadës së fundit të votohet në Kuvend ditën e enjte. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012091875076294
array(1) { ["section"]=> string(63) "syte-e-gjithe-shqiptareve-jane-drejtuar-te-keta-tre-burra-47045" }